FRI
Dhe mos e bën dorën tënde të lidhur për qafe (mos u bë koprrac), e as mos e shtrij në tërësi… Ajet
Javascript DHTML Drop Down Menu Powered by dhtml-menu-builder.com

Çka mendoni për Burmali Xhaminë?


<shtator>
MaEnPrShDi
303112345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930123
45678910
2 - Sheual (10) - 1431
Takvimi
Imsaku 04:25
Sabahu 05:42
L. e diellit 06:11
Dreka 12:34
Ikindia 16:09
Akshami 19:00
Jacia 20:28

Takvimi vlen për qytetin e Shkupit
Audio Galeria
Lajme FRI Reagim ndaj shpifjes në web faqen zyrtare të Bashkësisë Fetare Islame lidhur me incidentin i cili ndodhi në xhaminë Isa Beg në Shkup, më datë 25.06.2010
Qendra për Mirëkuptim dhe Bashkëpunim Institucional dhe Forumi Rinor Islam reagojnë ashpër ndaj “listës famoze” të personave të identifikuar si të involvuar në incidentin e ditës së xhuma, të shpallur në web faqen zyrtare të Bashkësisë Fetare Islame, e pastaj të përcjellë edhe në disa mediume elektronike dhe të shkruara 10.07.2010 Forumi Rinor Islam
Zvogëlo shkronjat Zmadho shkronjat

Qendra për Mirëkuptim dhe Bashkëpunim Institucional dhe Forumi Rinor Islam shprehin keqardhjen e tyre lidhur me incidentin i cili ndodhi në xhaminë Isa Beg në Shkup, me datë 25.06.2010. Pa dashur për të luajtur rolin e gjykatësit se kush në të vërtetë ishte shkaktari i këtij incidenti dhe mbi kë bie më tepër përgjegjësia dhe faji për atë që ndodhi aty, konsiderojmë se ngjarja si e tillë paraqet një veprim krejtësisht të pahijshëm dhe njollë të zezë për besimtarët muslimanë të vendit tonë.

QMBI dhe FRI, po ashtu, shprehin shqetësimin dhe brengosjen e tyre lidhur me etiketimet gjithnjë e më të shpeshta nëpër mediume mbi kinse ekzistimin e rrymave radikale islame në trevat tona, vlerësime këto të cilat vetëm shkojnë në dëm të promovimit dhe kultivimit të vlerave të mirëfillta islame në shoqërinë tonë.

 

Me këtë rast, Qendra për Mirëkuptim dhe Bashkëpunim Institucional dhe Forumi Rinor Islam reagojnë ashpër ndaj “listës famoze” të personave të identifikuar si të involvuar në incidentin e ditës së xhuma, të shpallur në web faqen zyrtare të Bashkësisë Fetare Islame, e pastaj të përcjellë edhe në disa mediume elektronike dhe të shkruara. Në këtë listë janë shënuar edhe emrat: Rufat Sherifi, përndryshe kryetar i Qendrës për Mirëkuptim dhe Bashkëpunim Institucional; Zulkifli Sinani, nënkryetar i Forumit Rinor Islam; si dhe Hasan Baftijari, anëtar i Kryesisë Qendrore të FRI-së. Përfshirjen e tyre në këtë listë e kuptojmë si një tentim të fëlliqur dhe tendencioz të kreut të Bashkësisë Fetare Islame dhe pasuesve të tij të verbër në këtë institucion, me një qëllim të vetëm: për të diskredituar personalitetin e këtyre personave që janë treguar si të palodhshëm në fushën veprimtarisë islame me vite të tëra, si dhe rolin e organizatave joqeveritare ku ata veprojnë, po ashtu të njohura para opinionit të gjerë për aktivitetet e shumta në drejtim të afirmimit të vlerave pozitive islame dhe humane.

 

Për hir të informimit të opinionit të gjerë, deklarojmë me plot përgjegjësi se Rufat Sherifi dhe Hasan Baftijari as që kanë qenë të pranishëm në xhaminë Isa Beg në ditën kur ka ndodhur incidenti, kurse Zulkifli Sinani, edhe pse ka falur aty namazin e xhumasë, në asnjë moment nuk ka qenë i involvuar në zënkën e cila ka ndodhur me këtë rast.

 

Për këtë shpifje makabre të udhëheqësisë së Bashkësisë Fetare Islame ndaj njerëzve plotësisht të pafajshëm, QMBI dhe FRI do të njoftojnë edhe institucionet shtetërore dhe faktorin ndërkombëtar të pranishëm në vend, krejt me qëllim të demaskimit të politikës së ligë që po udhëheq, për fat të keq, kreu i këtij institucioni fetar në drejtim të etiketimit të njerëzve dhe manipulimit me opinionin. 

 

Po ashtu, për shkak të kësaj shpifje të rëndë dhe djallëzore të manifestuar në faqen zyrtare të BFI-së ndaj personave në fjalë, ndaj kreut të Bashkësisë Fetare Islame dhe bashkëpunëtorëve të tij do të ngritet padi penale deri te organet relevante gjyqësore. Kjo sa i përket sqarimit të realitetit dhe daljes së të vërtetës në shesh në këtë botë, kurse gjykimin më meritor dhe më të drejtë padyshim do ta jep Zoti Fuqiplotë në Ditën e Gjykimit, aty ku gënjeshtra nuk bën asnjë dobi dhe ku zullumi nuk ka fare forcë. Sepse të vërtetën e ka thënë All-llahu i Madhërishëm në Kur’anin Fisnik:

“S’ka dyshim se ata që trilluan shpifjen, janë një grup prej jush. Ju mos e merrni atë si ndonjë dëm për ju, përkundrazi, ajo do të jetë në dobinë tuaj. Secilit prej tyre do t'i takojë dënimi sipas pjesëmarrjes në mëkat, e atij prej tyre që e barti pjesën e madhe (të shpifjes), i takon dënimi i madh.” (Nur: 11)

 

Shkup, 10.07.2010

 

Qendra për Mirëkuptim dhe Bashkëpunim Institucional

 

Forumi Rinor Islam

 

Shtoni në: Add to Facebook Facebook | Add to Windows Live Windows Live | Digg this story Digg | Add to Yahoo MyWeb Yahoo MyWeb        
Artikulli është lexuar 641 herë.
Komenti juaj  
Emri:


Emaili:


Mesazhi:




Komentet e vizitorëve  
Ermir Hoxha 18.07.2010
Muslimanët, a janë në Islam?!(6) Në shëqerite ku jetojmë, ne kemi një shans të madh për ta bërë që tëë ngadhnjejë kjo fe, se njerëzit, në përvujtnine e tyre shumëformëshe, kanë nevojë pëër Islam, por nuk e dijnë se emrin e ka të tillë shpëtimi, zgjidhja, sekreti i lumturisë. Zaten, për këtë arsye, Islami në ccdo kohë është i avantazhuar, perveccse atje ku vërtet jetohet me Islam, qe sipas një spekullimi logjik, vetem atje është i disaavantazhuar. Por cceshtja është se muslimanët vetë po i hyjnë në hak fesë së tyre, duke mos e jetuar sicc duhet, e sigurisht duke mos e përccuar sicc duhet. E kjo është një llogari e rëndë Ditën e Gjykimit, druaj po aq sa e atij që e kaloi jetën pa Islam!
Ermir Hoxha 18.07.2010
Islami sot, në trojet shqiptare, në shoqëri me shumë probleme sociale, psikologjike e të personalitetit, ka nevojë për djem shembuj në shoqëri për edukate, etikë, zotësi, korrektësi, komunikim, paraqitje të jashtme, pastërti, finesë e urtësi, që janë tek e fundit ashti i të Muslimanët, a janë në Islam?!(5) qënurit musliman, ashti i devotshmëri, produkte të drejtpërdrejta të buruari nga namazi, që sic e definon Allahu ne Kuran, te largon nga te irrituarat. Dhe, ç`nuk është cilësi e mësipërme te muslimani, në vend të saj ka diç prej te irrituareve. Në vend që ne të jemi pararojë e shoqërive të sëmura ku jetojmë, ne çdo ditë vuajmë nga sëmundjet tona.
Ermir Hoxha 18.07.2010
Muslimanët, a janë në Islam?!(4) Ngjashëm ndodh dhe me Komunitetin Musliman në Tiranë. Për çdo kontestim që u bëhet punës së tyre, zyrtarë të këtij institucioni, në mënyrën më të paskrupullt, pa droje e frikë ndaj Zotit për atë që thonë, u vërsulen zërave kritikë, duke i anatemuar me epitetet që media e qarqe anti-islame në shekuj e deri vonë, i kanë sajuar me kujdes, për të luftuar Islamin e muslimanët. Ndaj, nuk më bind arsyetimi që i ka bërë ngjarjes në Isa Beg, Bashkësia Islame e Maqedonisë. E ndërkohë, rezervoj të drejtën që të shprehem me forcë kundër atyre djemjve të rinj, që u lëshuan me grushta e shkelma kundër një të moshuari, sado që mund të kenë patur dhe te drejtë.
Ermir Hoxha 18.07.2010
Muslimanët, a janë në Islam?!(3) Edhe për incidentin e fundit, atë në Isa beg, Bashkësia Islame e Maqedonisë, në gjuhën e saj kur tenton të sqarojë shkaqet e incidentit, përdor të njëjtën gjuhë si ato të mediave, duke mos qenë e aftë të argumentojë se ku pala tjetër, fjala vjen, me Ramadan Ramadanin apo Bekir Halimin, e kanë gabim në qëndrimet e tyre. Ta argumentojnë, e madje me gjuhë të skalitur fetare e plot argumenta, që ne, xhematet të bindemi se atje lart, ka njerëz të zotë e vizionarë; që e njohin fenë e ja duan të mirën asaj e shoqërisë. Por jo. I bien shkurt, duke përdorur nga një etiketim fët e fët, si radikal apo vahabist, duke dëmtuar rëndë sensin e debatit e dialogut për diccka që nuk ka dakortësi, e duke i hyrë në hak fesë me sjellje të tilla që nuk u bie era islam.
Ermir Hoxha 18.07.2010
Muslimanët, a janë në Islam?!(2) Dhe gjithnjë e njëjta gjuhë: besimtarët, të udhëhequr nga imamët e tyre, kanë akuzuar pjesën zyrtare për abuzime me fondet apo për qëndrime puthadore me pushtete e qeveritë, ndërsa pjesa zyrtare ka anatemuar bazën apo udhëqësinë e tyre, imamë apo hatibë, për tendenca radikale, e së fundi për vehabizëm, duke rënë në kurthin e gjuhës mediatike jashtë islamit, që tashmë e ka gojën plot më “lëndë të parë”, për të akuzuar para e mprapa me të njëjtin tagër të frikshëm, ndonëse as që ja kanë idenë se ç`ka qenë Abdulvehabi e fryma e tij, apo se thjesht nuk mund të ekzistojë sekt vehabi.
Ermir Hoxha 18.07.2010
Muslimanët, a janë në Islam?!(1) Ngjarja e shëmtuar e dhunës së shpërthyer në xhaminë Isa Beg të Shkupit javë më parë, është kulmi i një raporti të tensionuar ndër vite (dhe jo veëm në Maqedoni, por dhe në Kosovë e Shqipëri), mes përfaqsuesve zyrtarë, në rastin konkret, Bashkësitë Islame të tre vendeve dhe xhematave të ndryshme apo thënë shkoqur komuniteve të besimtarëve në bazë. Këto raporte, herë kanë qenë të qeta e herë të tensionuara, e asnjëherë në sinkron apo në pajtim.
jasir 12.07.2010
esselamu alejkum U pershendes dhe u deshiroj suksese ne pune.Mendoj se sot bashksin islame e udhheqin komunistet e pardjeshem dhe demokratet e djeshem dhe patrijotet sotem me fjal tjera cfar sitemi vjen ne bot ato ashtu bohen.E disavesi skenderi e shoket e tij u mungon vetem nji shishir edhe lirisht nxjeri ta reklamojn mallboro cigaren(dmth si kauboja) nuk kan forma hoxhallarsh.Mirpo cdoher kan egzistu ksilloj njerzish po ju punoni inshaallah allahu u ndihmon.Esselamu alejkum
 
Javascript DHTML Drop Down Menu Powered by dhtml-menu-builder.com
Design & programming by SDE