Me rastin e jubileut të artë, 10 vjetorit të FRI-së, kryetari z. Sali Shahsivari, më 12.07.2010. (e hënë), ishte mysafirë në emisionin e rregullt javor fetarë “Zëri i Urtësisë” që realizohet në Radio Haraçinë – Shkup.
Në emisionin në fjalë udhëhequr nga Qenan Ismaili, kryetari Shahsivari shkurtimisht foli për historikun, pozitën dhe ambiciet e këtij asociacioni rinor. Angazhimi vetëmohues dhe vullnetar i aktivistëve dhe përkrahja e vazhdueshme e donatorëve bëri që kjo organizatë joqeveritare të ketë këtë pozitë në shoqërinë tonë, tha mes tjerash z. Shahsivari. Në mes tjerash në emisinonin e lartëpërmendur u diskutua edhe për rolin e organizatave joqeveritare në përgjithësi dhe në vendin tonë në veçanti.
Në fund, kryetari i FRI-së u përgjigj edhe në pyetjet e drejtëpërdrejta të dëgjuesve të radios në fjalë.

Sektori për media dhe informim pranë Forumit Rinor Islam