FRI
Kurrë nuk do të arrini sinqeritetin e plotë me besim (as kënaqësinë e lumtur në xhennet) derisa të mos e jepni më të dhembshmen (më të dashurën) e pasurisë suaj Ajet
Javascript DHTML Drop Down Menu Powered by dhtml-menu-builder.com

Çka mendoni për Burmali Xhaminë?


<shtator>
MaEnPrShDi
303112345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930123
45678910
2 - Sheual (10) - 1431
Takvimi
Imsaku 04:25
Sabahu 05:42
L. e diellit 06:11
Dreka 12:34
Ikindia 16:09
Akshami 19:00
Jacia 20:28

Takvimi vlen për qytetin e Shkupit
Audio Galeria
Lajme FRI Delegacion i FRI-së në takim zyrtar me zv. Kryeministrin, z. Abdilaqim Ademi
Një delegacion i lartë i FRI-së, i kryesuar nga kryetari, z. Sali Shahsivari, si dhe kryetari i Degës së FRI-së në Shkup, z. Qenan Ismaili, dje, me datë 19.07.2010 (e hënë), qëndroi për një vizitë të shkurtër zyrtare në kabinetin e zv. kryeministrit të Maqedonisë për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, z. Abdilaqim Ademi. 20.07.2010 Forumi Rinor Islam
Zvogëlo shkronjat Zmadho shkronjat

Në takimin në fjalë, krahas shumë çështjeve që tangojnë shoqërinë tonë në përgjithësi, si  dhe rininë në veçanti, me një theks të veçantë u diskutua për OJQ-të dhe rolin e tyre në organizimin e jetës shoqërore në vendin tonë. Madje, nga ana e zv. kryeministrit u potencua fakti se qeveria do të jetë në përkrahje të të gjitha OJQ-ve që angazhohen në sferën e promovimit të dialogut ndëretnik dhe ndërfetar, si dhe në promovimin e standardeve të cilat ndihmojnë implementimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit si dhe integrimin e vendit tonë në strukturat Euro-Atlantike.

Kryetari i FRI-së, z. Sali Shahsivari, pasi që prezantoi disa nga aktivitetet e FRI-së, shfrytëzoi rastin që ta falenderojë zv. kryeministrin për pjesëmarrjen e tij në disa nga aktivitetet e këtij asociacioni rinor, dhe në shenjë mirënjohje i dhuroi disa nga botimet e FRI-së.

Shërbimi për Media dhe Informim pranë FRI-së

Shtoni në: Add to Facebook Facebook | Add to Windows Live Windows Live | Digg this story Digg | Add to Yahoo MyWeb Yahoo MyWeb        
Artikulli është lexuar 253 herë.
Komenti juaj  
Emri:


Emaili:


Mesazhi:




Komentet e vizitorëve  
 
Javascript DHTML Drop Down Menu Powered by dhtml-menu-builder.com
Design & programming by SDE