Në shumë ajete Kur’anore dhe hadithe të Muhammedit alejhis-selam, vërejmë se Islami thërret në unitet dhe vëllazërim mes muslimanëve e jo në ndarje e përçarje, sepse aty ku është uniteti është edhe fuqia dhe suksesi, kurse e kundërta e kësaj sjellë dobësinë dhe shkatërrimin. Këtë më së miri e vërejmë nëse i kthehemi historisë së artë të cilën e ndërtuan ata burra të këtij ummeti që jetuan nën kulmin e këtij litari të Allahut duke respektuar dhe vepruar rregullat e arrta që gjenden në mbrendinë e tij dhe si rezultat i këtij qëndrimi ishin sukseset e mëdha që arriti ummeti në atë kohë dhe nuk u përsëritën deri më sot. Ishin të bashkuar dhe të kapur fortë për litarin që Allahu e përmendi në Kur’an dhe Muhammedi alejhis-selam në hadithet e tij. Është shumë i ëmbël leximi i kësaj flete të historisë, në të cilën fletë, gjenë dështimin më të madhë të armiqëve të islamit, të cilët mundoheshin në çdo momentë që të shkaktojnë ndarjen dhe dobësimin e muslimanëve, gjë të cilën s’e arritën dot, përshkak se çdo tentim i tyre shkonte huq, sepse haste në murrin e fortifikuar që ndërtuan muslimanët të bashkuar.
Kurse sot, të gjithë ne jemi dëshmitarë të asaj se çka po ndodhë me umetin e Pejgamberit tonë të nderuar Muhammedit alejhis-selam.
Është i pa mohueshëm fakti se ky ummet gjendet në një periudhë shumë të vështirë dhe në një pozitë të palakmueshme. Në një periudhë ku mbizotëron padrejtësia, shkatërrimi, vrrasja e masakrimi, përçarja e ndarja, etj.
Vallë, a thua ku është tretur bindja dhe vullneti i këtij ummeti i cili dikur qëndronte në maje të suksesit, përse sot po ndodhin gjithë këto parregullsi të shumta, përse kjo dobësi dhe përçarje e madhe në mesin e muslimanëve…?!
E gjithë kjo po ndodh për një arsye të vetme, e që ajo është: largimi nga fjalët e të Lartëmadhëruarit: “Dhe kapuni të gjithë ju për litarin (fenë dhe Kur’anin) e Allahut, e mos u përçani….”
Sot, zemrat e besimtarëve të këtij ummeti jan të përçara, mendjet e tyre janë të ndara, sepse ata nuk përcjellin urdhërin e të Plotëfuqishmit e të riaktivizojnë këtë ummet dhe ta nxjerrin nga rrugët e shtrembërta të djallit për në rrugën e drejtë dhe të vërtetë që porositi Muhammedi Alejhis-selam. Armiqët e Islamit në asnjë moment nuk pushuan së menduari se si të arrijnë deri te përçarja e këtij ummeti dhe largimi nga mësimet e arrta të Kur’anit famëlartë, duke qenë te bindur se vetëm në këtë mënyrë do ta dobësojnë këtë ummet.
Për këtë kolonialisti i njohur Glladston u tha anglezëve: "Nuk do të mund t'i kolonizoni muslimanët përderisa qëndron ky libër (Kur'ani) para tyre".
Pasi që, çelësi i suksesit dhe përparimit (Kur’ani) qenka në duart tona, atëherë pse të mos e hapim derën e suksesit dhe të lumturisë?!
Pacienti për tu shëruar nga smundja e tij, duhet që patjetër të veproj sipas këshillës që ka marë nga mjeku, e në qoftë se vepron të kundërtën, atëherë, vetëmse do t’ia vështirësoj gjendjen vetes së tij. E fatkeqësishtë kjo po ndodhë me ne si ummet i Muhammedit alejhis-selam, sepse udhëzimet e Kur’anit famëlartë dhe të sunnetit të Muhammed mustafas alejhis-selam i kemi lënë pas dore sepse jemi të zënë e s’kemi kohë duke vrapuar pas udhëzimeve që na i japin zullumqarët e të pandershmit, Faraonët e Ebu Xhehlat e kësaj kohe, ata të cilët dëshirrojnë zhdukjen e Kur’anit nga mesi jonë. E përderisa ne nuk i kthehemi udhëzimit të Zotit të gjithdijshëm e të veprojmë atë çka Ai na urdhëron, çdo herë do të jemi në humbje dhe do të vuajmë nga të padrejtët, mizorët dhe nga fesatçinjtë, çdo here do të jemi të pafuqishëm për tu përballur me armikun e përbetuar të Islamit.
Prandaj Allahu fuqiplotë dhe i Dërguari i Tij na urdhërojnë që të bashkohemi fuqishëm mbas lidhjes së besimit të vërtetë Islam e të mos bëhemi ndjekës të ndonjë rruge tjetër, sepse çdo rrugë tjetër përveç Islamit, është djallëzore dhe fatale për këtë ummet dhe ndërkohë na ka tërhequr vëmendjen për përçarje, konflikte dhe ndarje.
Allahu i madhërishëm thotë në Kur’anin famëlartë:”Dhe se kjo është rruga (feja) Ime e drejtë (që e caktova për ju), pra përmbajuni kësaj, e mos ndiqni rrugë tjera e t’ju ndajnë nga rruga e Tij. Këto janë porositë e Tij për ju, ashtu që të ruheni”(El en’amë: 153).
Pastaj thotë:”E mos u bëni si ata që u ndanë dhe u përçanë pasi u patën zbritur argumentet. Ata do të pësojnë një dënim të madh”.(Ali Imran: 105).
Pra, bashkim dhe bashkëpunim në të gjitha çështjet Islame, të cilat kërkojnë përpjekje dhe kontribut të çmuar dhe le të qëndrojmë së bashku në një rresht, në mënyrë që të mposhtim planet përçarëse të kundërshtarëve të Islamit, le të kapemi me Islamin e vërtetë dhe le të luftojmë në rrugën e Allahut xh.sh, sepse “…Allahu i do ata që luftojnë në rrugën e Tij të rreshtuar sikur të jetë ndërtesë e fortifikuar.”
Opinionet e autorëve nuk paraqesin domosdoshmërisht edhe opinionin e redaksisë së
portalit www.forumirinorislam.com