FRI
Kurrë nuk do të arrini sinqeritetin e plotë me besim (as kënaqësinë e lumtur në xhennet) derisa të mos e jepni më të dhembshmen (më të dashurën) e pasurisë suaj Ajet
Javascript DHTML Drop Down Menu Powered by dhtml-menu-builder.com

Çka mendoni për Burmali Xhaminë?


<shtator>
MaEnPrShDi
303112345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930123
45678910
29 - Ramadan (9) - 1431
Takvimi
Imsaku 04:21
Sabahu 05:39
L. e diellit 06:08
Dreka 12:35
Ikindia 16:13
Akshami 19:06
Jacia 20:34

Takvimi vlen për qytetin e Shkupit
Audio Galeria
Lajme FRI FRI përshëndet vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për Kosovën
Forumi Rinor Islam përshëndet vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për Kosovën, i bindur se ky vendim do të kontribuojë në forcimin e demokracisë si dhe forcimin e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe më gjerë. 26.07.2010
Zvogëlo shkronjat Zmadho shkronjat

Me këtë rast, FRI-ja konsideron se ky vendim do të shpie drejt përmirësimit të marrëdhënieve ndërfqinjësore në mes vendeve Ballkanike, si dhe në qetësimin e zërave të cilat pavarësinë e Kosovës e shihnin si hap që shpie drejt destabilizimit të Ballkanit.

 

FRI konstaton se ky vendim është i drejtë dhe i nevojshëm, si dhe në përputhje me normat e së drejtës ndërkombëtare.

 

Ky vendim duhet të jetë një mësim edhe për shtetit serb, që përfundimisht ta pranojë faktin se shpallja e pavarësisë së Kosovës është proces i pakthyeshëm dhe se kërkesa për kthimin e këtij procesi mbrapa është i kotë, i pabazë, dhe i njejti pengon proceset që avansojnë rajonin tonë drejt zhvillimeve të mëtejshme ekonomike, politike, sociale, ndërfqinjësore, si dhe integruese.

 

FRI shpreson se pas këtij vendimi do të pasojnë edhe njohje të reja të Republikës së Kosovës si shtet sovran dhe i pavarur.


Shërbimi për Informim pranë FRI-së

 

Shtoni në: Add to Facebook Facebook | Add to Windows Live Windows Live | Digg this story Digg | Add to Yahoo MyWeb Yahoo MyWeb        
Artikulli është lexuar 148 herë.
Komenti juaj  
Emri:


Emaili:


Mesazhi:




Komentet e vizitorëve  
Sabri Selmani, Gjermani 27.07.2010
Ashtu si e kam pritur e shkruar me heret ne web faqet e mediave elektronike u vertetua se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka dhënë një mendim analitik shumë të shkoqur dhe profesionalisht shumë të argumentuar. Ky mendim, përfundimisht, i “vuri vulën” shtetit të Kosovës, të cilin Serbia e kishte kontestuar me një iniciativë të vetën për të vlerësuar ligjshmërinë e aktit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës më 17 mars 2008. Serbia jo vetëm që mori përgjigjen e drejtpërdrejtë se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk është në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar, por njëkohësisht mori goditjen më të madhe deri më tash në përpjekjet për të kontestuar vullnetin e një populli për të qenë i lirë dhe i pavarur.
 
Javascript DHTML Drop Down Menu Powered by dhtml-menu-builder.com
Design & programming by SDE