FRI
Kush i mbështetet All-llahut, Ai i mjafton atij,… Ajet
Javascript DHTML Drop Down Menu Powered by dhtml-menu-builder.com

Çka mendoni për Burmali Xhaminë?


<shtator>
MaEnPrShDi
303112345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930123
45678910
2 - Sheual (10) - 1431
Takvimi
Imsaku 04:25
Sabahu 05:42
L. e diellit 06:11
Dreka 12:34
Ikindia 16:09
Akshami 19:00
Jacia 20:28

Takvimi vlen për qytetin e Shkupit
Audio Galeria
Lajme FRI Misioni i BE-së dhe OSBE-së në vizitë të FRI-së
Në zyrat e Forumit Rinor Islam në Shkup, të martën, me datë 28 korrik 2010, për vizitë ishin dy delegacione të misioneve të akredituara ne Republikën e Maqedonisë. 29.07.2010 Forumi Rinor Islam
Zvogëlo shkronjat Zmadho shkronjat

Delegacioni i parë ishte i udhëhequr nga këshilltari i ri politik i ambasadorit të BE-së në Republikën e Maqedonisë, z. Rory Domm.

Në fillim të takimit, kryetari i FRI-së, z. Sali Shahsivari, i shprehu mirëseardhje z. Domm-it, duke i dëshiruar suksese në misionin e tij të ri në Republikën e Maqedonisë, si dhe e njoftoi atë për bashkëpunimin e deritanishëm të FRI-së me zyrën e BE-së në Shkup, duke shpresuar që ky bashkëpunim korrekt të vazhdojë edhe më tutje.

 

Z. Domm, duke treguar qëndrimet e tij, në mes tjerash theksoi se do të përkujdeset me theks të veçantë për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit si dhe çështjet multietnike në RM, andaj edhe u zotua për një bashkëpunim më efikas me sektorin civil në Republikën e Maqedonisë.

 

Mëpastaj, kryetari i FRI-së i dha një pasqyrë të shkurtër mysafirit në lidhje me historikun dhe aktivitetet të cilat i zhvillon ky asociacion rinor, si dhe angazhimet e FRI-së në promovimin e vlerave si dhe shtyerjen e proceseve pozitive në shoqëri, duke u zotuar për vazhdimin e këtij kontributi pozitiv në gjitha sferat e jetës. Në mes tjerash, z. Shahsivari shprehu brengën e ngecjes së fillimit të bisedimeve të Maqedonisë me BE, si problem edhe për sektorin civil në Maqedoni, shkaku i pamundësisë së aplikimit të OJQ-ve të vendit tonë në fondet e BE-së të parapara për këtë sferë. Në të njëjtën kohë u potencua edhe mungesa e një zëri të fuqishëm të sektorit civil në vendin tonë, shkaku i politizimit të sektorit civil, problemeve financiare të sektorit civil, e kështu me rradhë. Poashtu, z. Shahsivari paraqiti edhe brengën e stereotipeve që e ndjekin organizatën tonë, shkaku i ekzistimit të prefiksit islam në emrin e saj, gjë kjo e cila ndikon që shumica të mos e trajtojnë atë si organizatë joqeveritare. 

   

 

I pyetur në lidhje me incidentin që ndodhi kohëve të fundit në xhaminë Isa Beu, kryetari Shahsivari u shpreh se FRI e ka dënuar një akt të tillë, si dhe shprehu indinjatën e tij në lidhje me akuzat e BFIM-së, respektivisht listën e tyre të publikuar në ueb faqen e tyre zyrtare, në të cilën gjendeshin edhe emrat e tre anëtareve të FRI-së, mes tjerash të kryetarit të mëparshëm të FRI-së, nënkryetarit aktual dhe një anëtari të Kryesisë, dy prej të cilëve as që kanë qenë në atë xhami në ditën kur ndodhi incidenti. Përfaqësuesi i BE-së, shprehu keqardhjen e tij për këtë incident si dhe për përfshirjen e emrave të anëtarëve të FRI-së në këtë listë. Mëpastaj, z. Shahsivari theksoi qëndrimin e FRI-së për bashkëpunim dhe marrëdhënie korrekte me gjitha palët, përfshirë edhe BFIM-në.

 

Në këtë takim u diskutuan edhe tema tjera të rëndësishme, si situata e përgjithshme aktuale në RM, raportet ndëretnike dhe ndërfetare, si dhe aktivitetet e ndryshme që do t’i ndërmerr FRI-ja në të ardhmen, duke shpresuar në përkrahjen e misionit të BE-së në RM, qoftë në nivel të ekspertizës për trajnime dhe ligjërata të ndryshme, por edhe me përkrahje financiare të projekteve tona.   

 

Pas mbarimit të këtij takimi, në zyrat e FRI-së u prit edhe përfaqësuesi i misionit të OSBE-së në Maqedoni, z. Kristoph Herbst, me të cilin poashtu temë e bisedimeve ishin problemet aktuale në Maqedoni, si korrupsioni, kriza politike e shkaktuar me ngecjen e bisedimeve, aspekti social, angazhimi dhe përkrahja e grupeve shoqërore të rrezikuara në Maqedoni e kështu me rradhë.

 

 

 

Në takimet në fjalë, përveç kryetarit, prezent ishte edhe sekretari gjeneral  i FRI-së, z. Milazim Mustafa.

 
Shërbimi për Media dhe Informim pranë FRI-së.

 

Shtoni në: Add to Facebook Facebook | Add to Windows Live Windows Live | Digg this story Digg | Add to Yahoo MyWeb Yahoo MyWeb        
Artikulli është lexuar 320 herë.
Komenti juaj  
Emri:


Emaili:


Mesazhi:




Komentet e vizitorëve  
 
Javascript DHTML Drop Down Menu Powered by dhtml-menu-builder.com
Design & programming by SDE