FRI
Neve na mjafton që kemi All-llahu, Ai është mbrojtësi më i mirë! Ajet
Javascript DHTML Drop Down Menu Powered by dhtml-menu-builder.com

Çka mendoni për Burmali Xhaminë?


<shtator>
MaEnPrShDi
303112345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930123
45678910
29 - Ramadan (9) - 1431
Takvimi
Imsaku 04:21
Sabahu 05:39
L. e diellit 06:08
Dreka 12:35
Ikindia 16:13
Akshami 19:06
Jacia 20:34

Takvimi vlen për qytetin e Shkupit
Audio Galeria
Kolumna Argumente shkencore në Kur’an (pjesa e katërt)
Një prej karakteristikave të lëkurës është se çdo lloj gjallese lëshon një erë karakteristike që e dallon atë nga të tjerat. Brezat njerëzorë ndryshojnë nga aromat që dalin prej lëkurës së tyre. Ndërsa kjo erë është e fortë tek zezakët dhe indianët, aq sa ndihet aq larg, pakësohet tek popujt e tjerë. Burim i këtyre erërave tek njeriu janë acidet organike që sekretohen nga gjëndrrat yndyrale, të vendosura në lëkurë. 29.07.2010 Prim.dr.med.sc. Ali Iljazi
Zvogëlo shkronjat Zmadho shkronjat

Dituria e All-llahut të madhërishëm, përveç gjinisë së frytit, përfshin çdo fazë të zhvillimit embrional, përshkrimin e vijave të fytyrës, vetitë e trashëguara, furnizimin, jetën, lumturinë, vdekjen. Aty fshihen edhe shënimet më të hollësishme dhe më precize si: a do të vazhdojë shtatëzënia apo fryti do të hidhet jasht duke e abortuar, a do të jetë komplet apo me malformime deri te kromozomet, fshehtësitë të cilat i përmban çdo qelizë, fshehtësitë trashiguese, fshehtësitë e zhvillimit, fshehtësinë e frymëzimit të shpirtit fisnik me të cilin u nderua njeriu.

 

Pra kush perveç All-llahut i di të gjitha këto?

All-llahu i madhërishëm  e ka thënë të vërtetën në Kur’anin Famëmadh: “S’ka dyshim se vetëm All-llahu e di kur do të ndodhë kijameti, Ai e di kur e lëshon shiun. Ai e di se çka në mitra (të nënave), nuk e di kush pos Tij se çka do t’i ndodhë (çka do të punojë) nesër, dhe askush nuk e di, pos Tij, se në ç’vend (ose kohë) do të vdesë. All-llahu është më i dijshmi, më i njohuri.” (Llukman, 34)

 

Një prej karakteristikave të lëkurës është se çdo lloj gjallese lëshon një erë karakteristike që e dallon atë nga të tjerat. Brezat njerëzorë ndryshojnë nga aromat që dalin prej lëkurës së tyre. Ndërsa kjo erë është e fortë tek zezakët dhe indianët, aq sa ndihet aq larg, pakësohet tek popujt e tjerë. Burim i këtyre erërave tek njeriu janë acidet organike që sekretohen nga gjëndrrat yndyrale, të vendosura në lëkurë.

 

Kështu Jakubi a.s. ndjen erën e djalit të tij Jusufit a.s. në këmishën dërguar atij siç konfirmon verseti i Kur’anit fisnik: “(u nisën) Dhe posa u ndanë devet (prej qytetit), i ati i tyre tha: “Unë po e ndiej erën e Jusufit, mos më konsideroni të matufosur.” (këtë ia tha familjes së vet në Palestinë).” (Jusuf, 94)

 

Pra ky verset kuranor tregon dallimin e erës së djersës së Jusufit nga era e djersës së vëllezërve të tij.

 

Shkenca ka vërtetuar, se aroma e njeriu ndryshon nga mosha në moshë. Fëmija që ushqehet me qumështin e nënës së tij, ka dallim në mes fëmiut që ushqehet me qumësht lope.

 

Era e djersës ndryshon në sëmundje të ndryshme të brendshme aq sa mund të bëhet tipike për çdonjërin prej tyre. Kështu, turbekulozi ka erë djerëse të veçant, diabetiku nxjerrë erë acetoni si dhe të sëmurit me uremi kanë erë djerëse karakteristike.

 

Andaj Kur’ani fisnik na fton të meditojmë për krijesën njerëzore, të cilën All-llahu i madhërishëm  e përsosi në formën më të bukur:“Vërtet, Ne e krijuam njeriun në formën më të bukur. “ (Et Tinë, 4)

 

All-llahu i madhërishëm  në Kur’anin fisnik urdhëron e thotë: “A mendon njeriu se nuk do t’i tubojmë eshtrat e tij? Po, do t’ia tubojmë! Duke qenë se Ne jemi të zotët t’ia rikrijojmë si kanë qenë edhe majat e gishtave të tij!” (El Kijame, 3-4)

 

Përse All-llahu i gjithdijshëm veçoi mollëzat e gishtave prej pjesëve të shumta të trupit? Mos vallë mollëzat e gishtave janë më të ndërlikuara se kockat?

 

Shkenca e zbuloi sekretin e mollëzave të gishtërinjve në shekullin XIX dhe bëri të qartë që, mollëzat përbëhen nga vija të spikatura në lëkurë të cilat ngriten mbi poret e djersës. Këto viza zgjaten tek çdo person, në formë të veçantë. Është vërtetuar se gjurmët e gishtave nuk mund të përputhen dhe të ngjasojnë në dy përsona në botë, deri edhe tek binjakët një vezorë.

 

Formimi i mollëzave tek embrioni ndodh në muajin e katërt. Ato mbetën të pandryshueshme dhe të veçanta gjatë gjithë jetës, dhe, për këtë arsye mollëzat konsiderohen një argument i pagabueshëm për identifikimin e personit, që përdoret në të gjitha vendet e botës dhe tek i cili mbështetën në hetimin e çështjeve penale dhe në kriminalistikë.

 

E mbase ky është sekreti për të cilin All-llahu i madhërishëm  zgjodhi mollëzat e gishtave për t’i përmendur.

 

Në vitin 1877 doktor Henri Foldzi shpiku mënyrën e vendosjes së mollëzave mbi letër duke përdorur ngjyrën. Në vitin 1892 Fransis Galtoni vërtetoi se pamja e mollëzës për çdo gisht jeton me të zotin e saj gjithë jetën e tij dhe nuk ndryshon. Ai vërtetoi gjithashtu se nuk ka dy veta në gjithë botën që të kenë të njëjtat vizatime të sakta në mollëzat e gishtave. Është mahnitëse se këto viza mbeten nga djepi në varr. Edhe nëse u ndodh diçka që i shkatërron, si djegie bie fjala, pas shërimit dhe regjenerimit ato kthehen në formën e parë.

 

Dhe jo vetëm mollëzat e gishtave të dorës por edhe mollëzat e gishtave të këmbës kanë të njëjtën veçori. Sot daktiloskopia studiohet si shkencë e veçant në kriminalistikë për identifikimin e këtyre vizave.

 

Kështu mollëza e gishtit mbetet e pandryshueshme , e dallueshme dhe e veçant për çdo person në botë. Kjo na bën të përulemi në shenjë falënderimi ndaj All-llahut të plotëfuqishëm, për mirësinë e shpalljes se librit dija e të cilit i paraprinë shkencës, siç bën aluzion verseti i Kur’anit famëmadh:“Por All-llahu dëshmon për atë që tu zbrit ty. atë ta zbriti sipas dijes së Vet...” (En Nisaë, 166)

 
Andaj me plot të drejtë mund të konkludojmë se Kur’ani fisnik është prijatar i shkencës dhe civilizimit.

Në përmbyllje apelojmë se porosia e përhershme e All-llahut të  madhërishëm për njerëzimin është që ta lexojmë, meditojmë dhe ta studiojmë Librin e Tij, duke marrë mësim dhe përvojë jetësore, siç bën aluzion verseti kuranor: “Ne Kur’anin e bëmë të lehtë për të studiuar, a ka ndokush që merr përvojë nga ai?” (El Kamer, 40)

 
LITERATURA E KONSULTUAR

  1. H. Sherif Ahmeti: “Kur’ani” – Përkthim me komentim , Prishtinë, 1988.
  2. Jusuf b. Abdullah Ali: “The Meaning of the Holy Qur’an” Maryland, USA 1991.
  3. Rama Atajiq: “Prijevod Kur’ana sa tefsirom i komentarom na bosanskom jeziku”, Sarajevë 2001.
  4. Muhammed Sha’ravi : “Mrekullia e Kur’anit” Prishtinë, 1996.
  5. Mustafa Mlivo: “Kur’an ispred nauke i civilizacije”, Bugojna, 2001.
  6. Keith Moore: “Developing Human” , 1998.
  7. Abdul Mexhid Zendan: “Njëshmëria e Krijuesit”, Furkan, Shkup 2000.
  8. Gary Miller: “Qudesni Kur’an”, 2003.
  9. Husein Muhammed Dhehebi: “Komentimi shkencor i Kur’anit”. Dituria Islame nr. 42 Prishtinë, 1992.
  10. Harun Jahja: “Mrekullitë e Kur’anit” Tiranë, 2002.
  11. Enes Kariq: “Semantika Kur’ana” Sarajevë, 1998.
  12. Enes Kariq: “Uvod tefsirske znanosti” Sarajevë, 1995.
  13. Feti Mehdiu: “Kur’ani kryevepër”, Prishtinë, 1992.
  14. Sejjid Kutub: “ U okrilju, Kur’ana” Sarajevë, 1996.
  15. Hamilton Brid Musman: “Human Embryology”, Baltimore, USA, 1967.
  16. Jusuf Raloviq: “Dituritë gjeografike në Kur’an”, Shkup, 1999.
  17. Mehmed Karahoxhiq: “Knjiga o stvaranju”, Sarajevë, 2003.
  18. Orijeta Deda, Samir Bulku: “Thesare në Kur’an” Tiranë, 2002.
  19. Ali Iljazi: “Kur’ani dhe shkenca bashkëkohore” Gjakovë, 2000.
  20. Ali Iljazi: “Kur’ani famëmadh nga këndvështrimi shkencor”, 2002.
  21. Ali Iljazi: “Kur’ani prijatar i shkencës” Gjakovë, 2003.
  22. Bashkim Thaqi: “Një sekret i sistemit periodik”, Zgjimi islam, nr 5, Prishtinë, 2004.
  23. Rasim Bejtullahu: “Astronomia” tekst universitar, Prishtinë, 2003.
  24. Nedim El Xhisr: “Vjerovanje u Boga u svetlu filozofije, nauke i Kur’ana”, Sarajevë, 1976.
  25. David Levy: “Skywatching”, Usa, 1994.

Opinionet e autorëve nuk paraqesin domosdoshmërisht edhe opinionin e redaksisë së portalit www.forumirinorislam.com

Shtoni në: Add to Facebook Facebook | Add to Windows Live Windows Live | Digg this story Digg | Add to Yahoo MyWeb Yahoo MyWeb        
Artikulli është lexuar 285 herë.
Komenti juaj  
Emri:


Emaili:


Mesazhi:




Komentet e vizitorëve  
 
Javascript DHTML Drop Down Menu Powered by dhtml-menu-builder.com
Design & programming by SDE