Lajme nga vendi
Afër 80 për qind e shqiptarëve duan ndryshimin e emrit të Maqedonisë
Shqiptarët në Maqedoni nuk duan ta humbasin shansin për anëtarësim në Bashkim Evropian dhe NATO
30.07.2010
Shqiptarët në Maqedoni nuk duan ta humbasin shansin për anëtarësim në
Bashkim Evropian dhe NATO, si pasojë e mos zgjidhjes së kontestit të
emrit kushtetues, tregojnë të dhënat nga hulumtimi i mendimit publik që
në periudhën nga 11 deri më 18 korrik e ka zbatuar Instituti Pavell
Shatev.
Në pyetjen se në qoftë se nesër mbahet referendum për
ndryshim të emrit me qëllim që Maqedonia të anëtarësohet në BE dhe NATO,
74 për qind e qytetarëve shqiptarë janë përgjigjur se do të votonin
pro, ndërsa vetëm 17 për qind e maqedonasve kanë të njëjtin mendim.
Ndërkaq,
më shumë se gjysma e maqedonasve do të votonin kundër në qoftë se nesër
mbahet referendum për ndryshim të emrit me qëllim që Maqedonia të
anëtarësohet në BE dhe NATO. (INA)
Artikulli është lexuar 62 herë.