Lajme nga vendi
Interpelancë për Jankullovskën
Deputetët të premten në seancë do të debatojnë për interpelancën e ministres së Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska, të cilën e parashtroi opozita
30.07.2010
“Ju sugjerova edhe pushtetit edhe opozitës meqë kjo është çështje e
ndieshme të zhvillohet në nivel përkatës”, tha të martën
kryeparlamentari Trajko Velanoski.
Për përcaktimin e
përgjegjësisë politike për incidentin kuvendor LSDM-ja parashtroi
interpelanca për kryetarin e Kuvendit Trajko Velanovski dhe ministren e
Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska.
Më 1 korrik disa deputetë të opozitës u ndeshën me një pjesëtar të sigurimit të Kuvendit.
Deputetët
pas njëzet ditësh nga incidenti ia dolën ta votojnë përbërjen personale
të opozitës që duhet ta qartësojë incidentin. /Makfaks/
Artikulli është lexuar 53 herë.