Lajme nga bota
Kina bëhet fuqia e dytë ekonomike në botë
Kina ia ka kaluar Japonisë, duke u bërë vendi me ekonominë e dytë më të madhe në botë, që është fryt i rritjes së shpejtë gjatë tre dekadave, duke i nxjerrë qindra milionë njerëz nga varfëria.
30.07.2010
Varësisht se sa shpejt rriten normat e saj të këmbimit, Kina është në
drejtimin e duhur të kalojë SHBA-në dhe të bëhet superfuqi ekonomike
rreth vitit 2025, sipas parashikimeve të Bankës Botërore, Goldman Sachs
dhe të tjerëve.
“Kina, në fakt, tashmë është ekonomia e dytë më e madhe në botë”, ka
deklaruar për Reuters shefi kinez i rregullatorit të monedhave, Yi
Gang.
Kina ishte afër ta kalonte Japoninë në vitin 2009. Për këtë,
njoftimi i sotëm nga një zyrtar i lartë kinez tashmë nuk është më një
befasi. /Koha Ditore/
Artikulli është lexuar 52 herë.