FRI
...e kush ia drojën All-llahut, atij Ai i hap rrugë, dhe e furnizon atë prej nga nuk e kujton fare Ajet
Javascript DHTML Drop Down Menu Powered by dhtml-menu-builder.com

Çka mendoni për Burmali Xhaminë?


<shtator>
MaEnPrShDi
303112345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930123
45678910
2 - Sheual (10) - 1431
Takvimi
Imsaku 04:25
Sabahu 05:42
L. e diellit 06:11
Dreka 12:34
Ikindia 16:09
Akshami 19:00
Jacia 20:28

Takvimi vlen për qytetin e Shkupit
Audio Galeria
Lajme nga rajoni "Brain Gain" - tërheqja e intelektualëve
Një sinergji mes programeve qeveritare, Kombeve te Bashkuara dhe shoqerise civile në Shqipëri synon të mundësojë kthimin dhe mbajtjen e intelektualëve ne atdhe, për të realizuar atë që njihet si “brain gain”. 30.07.2010
Zvogëlo shkronjat Zmadho shkronjat

Largimi i trurit ose "Brain Drain", është një nga fenomen, që u shfaq në Shqipëri, menjëherë pas rënies së regjimit komunist, në vitin 1991.    

Shifrat zyrtare nga Qendra për Studime Ekonomike dhe Sociale tregojnë, se në kërkim të një jete më të mirë, në harkun kohor të dy dekadave të  fundit, pothuajse 40% e lektorëve dhe kërkuesve u larguan nga vendi. Nga këta, rreth 66% mbanin titullin doktor. Ndërkohë që ëndrra e rinisë shqiptare është të studiojë në një universitet te vendeve të BE ose SHBA.  Të njëjtat burime pohojnë se gjatë dy dekadave nga ata që studiuan në Itali, Greqi, Kanada dhe Gjermani, vetëm 5% e tyre mund të kthehen në Shqipëri, ndërkohë që rreth 2000 studentë largohen nga Shqipëria çdo vit për të studiuar në universitete të huaja.

Pasojat negative të largimit të trurit nga Shqipëria janë të qarta: ngadalësim i procesit të demokratizimit, ulje të shpresës në opinionin publik për një të ardhme më të mirë të vendit.  Por një program i përbashkët i qeverisë së Tiranës dhe  Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (PNUD) synon të aplikojë projekte që të kthejë në atdhe trurin e larguar.

Programi “Brain Gain”. Sa efikas është?

Programi parashikon mbështetje finnaciare, lehtësi rekrutimi në administratën publike dhe hapje vendesh pune në institucionet kërkimore dhe akademike për të sjellë kapitalin të arsimuar në Perëndim. Por ky program vuan nga mangësi, që kufizojnë efikasitetin e tij. Blerta Hoxha, studiuese pranë Lëvizjes Evropiane, një organizatë kjo e shoqërisë civile, në një studim të sapopuplikuar për tërheqje të intelektualëve thotë:“Politikat e thithje së trurit të ndërrmara deri tani i adresohen vetëm sektorit publik dhe kanë përjashtuar sektorin privat. Nuk ka asnjë rast të bashkëpunimit me sektorin privat.”


Kjo ul efikasitetin e programit pasi sektori privat ka një potencial të jashtëzakonshëm për të ofruar një mjedis konkurrues, të mbështetur tek meritokracia. Nga ana tjetër edhe kur të diplomuarve në Universitetet e BE apo të SHBA u ofrohen punë në administratën publike ndodh që truri i tyre shpërdorohet në pozicionetë ulta që nuk i përgjigjen kualifikimit të tyre të lartë.

 “Shqipërisë i mungon një mjedis mikpritës dhe konkurrues . Ofertat e punës ende mbeten të kufizuara dhe jo të kënaqshme për personat e shkolluar dhe të në Perëndim. Ata ndeshen me mungesën e proceduarave transparente dhe të mbështetura tek meritat për t' u promovuar. Ende sot sistemi i karrierës mbështetet në lidhjet politike dhe është i rrezikuar nga zëvendësimet gjatë rotacionit politik të pushtetit. Mendoj që sfera publike duhet të zotërohet jo  nga diskutime politikanësh por mendimtarësh”


Sportelet e punësimit për të rinjtë

Për t'i sjellë përmirësimin e situatës krahas programit  “Brain Gain” në Shqipëri po zbatohet edhe një program tjetër për punësimin e të rinjve.Ky program është përsëri një bashkëpunim mes Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta dhe Kombeve të Bashkuara. Këto të fundit e mbështesin atë finaciarisht dhe me ekspertizë. Programi synon të japë njohuri për tregun e punës dhe të japë kualifikimin përkatës për të gjetur një vend pune. Sipas të dhënave zyrtare të Federatës së të Papunëve në Shqipëri ka 12.500 të papanë që kanë përfunduar studimet e larta brenda dhe jashtë vendit.

Arieta Late, Drejtore për Çështjet e  Punësimit në këtë Ministri thotë se ai u drejtohet: ”...të gjithë të rinjve dhe të rejave, që kanë mbaruar arsimin e lartë brenda dhe jashtë vendit duke u ofruar praktika profesionale në institicione private dhe publike. Në përfundim të tyre ata kanë mundësi  të punësohen për një periudhë afatgjatë.”


Ky program realizohet përmes sporteleve rajonale të punësimit të të rinjve të hapura në të gjithë vendin. Kjo sinergji ngjall shpresa që kapitali njerëzor të mbetet në Shqipëri dhe të aplikojë dijet dhe kualifikimin e tij. /dw/

Shtoni në: Add to Facebook Facebook | Add to Windows Live Windows Live | Digg this story Digg | Add to Yahoo MyWeb Yahoo MyWeb        
Artikulli është lexuar 55 herë.
Komenti juaj  
Emri:


Emaili:


Mesazhi:




Komentet e vizitorëve  
 
Javascript DHTML Drop Down Menu Powered by dhtml-menu-builder.com
Design & programming by SDE