Lajme nga rajoni
Pas GJND-së Kosovën e pret antikorrupsioni, Serbinë hyrja në BE
Kështu shkruan e përjavshmja londineze "The Economist" në një vështrim për Mendimin e GJND-së për shpalljen e pavarësisë së Kosovës
30.07.2010
Pas mendimit të GJND-së, edhe Kosovën edhe Serbinë i presin problemet -
njërën palë zbatimi i reformave dhe çrrënjosja e korrupsionit, ndërsa
palën tjetër vazhdimi i rrugës në BE dhe heqja dorë nga "ëndrrat për
Kosovën".
Kështu shkruan e përjavshmja londineze "The Economist" në një
vështrim për Mendimin e GJND-së për shpalljen e pavarësisë së Kosovës si
dhe për atmosferën në Deçan, Prishtinë dhe Beograd në ditën e
publikimit të Mendimit të Gjykatës. Sipas gazetës, deri më tash liderët e
Kosovës kanë mundur të fajësojnë Serbinë se nuk ka lëshuar pe dhe
kështu të arsyetojnë mossuksesin e tyre në reforma dhe në përmirësimin e
standardit të jetesës. Mirëpo, ky pretekst do të humbasë në bindshmëri
posaçërisht nëse rritet numri i vendeve, të cilat e njohin Kosovën,
vlerëson gazeta.
Sa i përket Serbisë, presidenti i së cilës u ka
premtuar banorëve "edhe BE-në, edhe Kosovën", " Economist " konsideron
se aktualisht edhe njëra edhe tjetra kanë pak gjasa. Mirëpo, thekson "
Economist ", edhe pse hyrja e Serbisë në BE ka ngecur, ajo gjithsesi nuk
ka vdekur - ndërsa ëndrrat për Kosovën janë "një storje tjetër". /koha ditore.
Artikulli është lexuar 53 herë.