FRI
Sillu me njerëzit me sjellje të mirë Hadith
Javascript DHTML Drop Down Menu Powered by dhtml-menu-builder.com

Çka mendoni për Burmali Xhaminë?


<shtator>
MaEnPrShDi
303112345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930123
45678910
2 - Sheual (10) - 1431
Takvimi
Imsaku 04:25
Sabahu 05:42
L. e diellit 06:11
Dreka 12:34
Ikindia 16:09
Akshami 19:00
Jacia 20:28

Takvimi vlen për qytetin e Shkupit
Audio Galeria
Kolumna T u m o r e t
Shkaqet për paraqitjen e tumoreve janë të panjohura, por egzistojnë disa teori për faktorët e mundshëm që ndikojnë në paraqitjen e tumorëve. 30.07.2010 Dr. Irfan Ismaili
Zvogëlo shkronjat Zmadho shkronjat

Në trupin e njeriut qelizat vazhdimisht ndahen dhe formohen qeliza të reja.Qelizat e reja janë të njejta sipas formës dhe funksionite me “qelizat nënë” prej të cilave e kanë prejardhje.Gjatë jetës së sajë qeliza kalon nëpër disa faza konsekutive: ndarja (dhe formim i i qelizës së re), rritja, diferencimi, funksionimi dhe më në fund ndarja definitive (dhe vdekja). Radhitjen e paraqitjes dhe kohëzgjatjen e çdo faze saktësisht e cakton “programi” i shënuar në gjenet e qelizës.         


Për shkaqe deri tani të panjohura, ndodh që tani “programi” të çregullohet: qeliza ndalohet në fazën e ndarjes (shumimit) e cila vazhdimisht përsëritet, duke mos i kaluar fazat tjera. Ky lloj i ndarjes intenzive nuk u len kohë qelizave të diferencohen (të piqen) dhe ta kryejnë funksionin, por vetëm të shumohen. Nga këto qeliza me rritje jonormale, të pakufizuara në kohë dhe hapësirë , formohet TUMORI (neoplazma). D.t.th Tumori paraqet rritje të pakontrolluar dhe të pakufizuar të qelizës.


Shkaqet për paraqitjen e tumoreve janë të panjohura, por egzistojnë disa teori për faktorët e mundshëm që ndikojnë në paraqitjen e tumorëve. Të gjithë faktorët eventual i ndajmë në:


Faktorë të brendshëm


·         Trashigimia: disa lloje të tumoreve paraqiten vazhdimisht në një familje.


·         Raca: karcinomi i mëlqisë është më i shpeshtë te raca e zezë, ndërsa karcinomi i lukthit  te raca e verdhë, por këtu nuk duhet përjashtuar edhe faktorët tjerë si lloji i ushqimit dhe faktorët klimatik.


·         Mosha: konsiderohet se tumoret janë më karakteristikë për njerëzit e moshuar.


·         Hormonet: janë të verifukuar si kancerogjene te kafshët laboratorikë. Edhe te njerëzit është etabluar lidhja ndërmjet sasisë së zmadhuar të hormoneve dhe paraqitjen e neoplazmave.


Faktorë të jashtëm


·         Faktorët fizik: rrezatimet jonizuese (tumori i lëkurës te rentgenologët të pa mbrojtur mirë, tumori i mushkërive te punëtorët që punojnë në minieart e uraniumit) dhe rrezet ultravjollce (tumori i lëkurës së qafës, buzës dhe veshit – te bujqit)


·         Faktorët kimik: tymi (shkakton tumorin e lëkurës dhe atë të bronkeve), ngjyrat në bazë të anilinit (shkaktojnë tumorin e fshikëzës së urinës te punëtorët që punojnë me këta ngjyra) , ngjyrat azotike, arseni, nikli, kromi etj.


·         Faktorët biologjik: si shkaktarë më së tepërmi paraqiten viruset (viruse onkogjene): virusi i hepatitit C,  papilloma virus,  virusi që shkakton neoplazma në indiet limfoide.


·         Ndezjet kronike: ngacmimi kronik (për shkak të ndezjes) shkakton neoplazma në vendin e veprimit – perzistimi i gurëve në tëmth ose në fshikëzën e urinës është shpesh i përcjellur me karcinom; karcinomi i lëkurës paraqitet më shpesh në vendet që u janë ekspozuar rrezeve ultravjollce të djellit ose në plagët nga të djegurat


Sipas pamjes së jashtme tumoret mund të kenë forma të ndryshme: formë të nyjes, formë vegjetative, formë në sipërfaqe të lëkurës e lidhur me të me bisht, formë të fijeve (pyskyleve), formë të zbrazëtirës të mbushur me lëng, formë ulcerative etj.

Në popull është e njohur një ndarje e gabuar e tumoreve , ata njihen si tumorë “meshkuj” dhe tumorë “femra”, por tumoret ndahen në beninje (“të mirë”) dhe malinje (“të këqinj”)        

                  

Karakteristikat e tyre janë:

    karakteristika                                   beninje                                                malinje

Rritja   

E ngadalshme

E shpejt

Diferencimi

I theksuar mirë

I theksuar dobët

Rritja lokale

Ekspanzive

Invazive

Kapsolla

E zhvilluar mirë

E pa zhvilluar

Shkatërrimi i indit

I paktë

I madh

Infiltrimi në enët e gjakut

Nuk paraqitet

Paraqitet shpesh

Përhapja ( metastazat )

Nuk paraqitet

Paraqiten shpesh

Riparaqitja ( recidivet )

Të rralla

Paraqiten shpesh


Tumoret malinje njihen ndryshe dhe si kancer


Pasojat nga tumoret janë: kompresioni i organeve përreth, gjakderdhja, shpërthimi i murit të organeve gypore (lukthit dhe zorrëve), çrregullime të përgjithshme (nga intoksikacioni nga qelizat e vdekura), vdekja e qelizave, humbja ekstreme e peshës - dobësimi, përhapja në vendet tjera (ato malinje) edhe pas menjanimit kirurgjik.


Sipas statistikave botërore tumoret më të shpeshta te meshkujt janë: tumoret e mushkërive 20%,  gjendrave seksuale 15%, zorrës së trashë 14%, sistemit urogjenital 10%, leukemija 8%, lëkurës 3%, gojës 3%, lukthit 3%, pankreasit 3%, fytit 2%, ndërsa te femrat: tumoret e gjirit 32%, zorrës së trashë 14%, mushkërive 11%, i mitrës 8%, leukemija 7%, sistemit urinar 4%, vezorëve 4%, lëkurës 3%, i gojës 2%.


Përqindja e vdekjeve nga tumoret te meshkujt është: tumoret e mushkërive 34%, gjendrave seksuale 12%, zorrës së trashë 11%; te femrat: tumoret e mushkërive 18%, tumoret e gjirit 17%, zorrës së trashë 13%.


Terapija ose mjekimi është i rëndë sepse nuk janë të njohura shkaqet. Me rëndësi është zbulimi i tyre i hershëm dhe largimi i kontaktit me materiet e mundshme kancerogjene. Si metoda për mjekim përdoren:

-       Rrezatimet me rreze të rentgenit

-       Kemioterapija ( mjekim me barëra të posaçme)

-       Metoda operative – përdoret zakonisht për tumoret beninje ose te ato malinje të zbuluara në fazën e hershme.

Opinionet e autorëve nuk paraqesin domosdoshmërisht edhe opinionin e redaksisë së portalit www.forumirinorislam.com

Shtoni në: Add to Facebook Facebook | Add to Windows Live Windows Live | Digg this story Digg | Add to Yahoo MyWeb Yahoo MyWeb        
Artikulli është lexuar 231 herë.
Komenti juaj  
Emri:


Emaili:


Mesazhi:




Komentet e vizitorëve  
Kimet 10.08.2010
Komplimente per artikullin, ishte i shkelqyeshem. Popullata jon ka nevoj per keto informata sidomos per ket semundje qe dita dites po mer permasa te medha. Zoti ju shperbleft.
 
Javascript DHTML Drop Down Menu Powered by dhtml-menu-builder.com
Design & programming by SDE