FRI
...Kur të flitni thoni të drejtën… Ajet
Javascript DHTML Drop Down Menu Powered by dhtml-menu-builder.com

Çka mendoni për Burmali Xhaminë?


<shtator>
MaEnPrShDi
303112345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930123
45678910
29 - Ramadan (9) - 1431
Takvimi
Imsaku 04:21
Sabahu 05:39
L. e diellit 06:08
Dreka 12:35
Ikindia 16:13
Akshami 19:06
Jacia 20:34

Takvimi vlen për qytetin e Shkupit
Audio Galeria
Kolumna Diplomacia e urimeve të festave fetare
Megjithë shpalljen e opinionit të Gjyqit Ndërkombëtar të Drejtësisë në Hagë më 22 korrik, i cili ishte në favor të Kosovës, deri më sot nuk kemi asnjë njohje të re të pavarësisë së saj. Por, ajo që vlen të theksohet se përfaqësuesit më të lartë të Kosovës janë optimist se do të ketë njohje të reja për Kosovën, por askush nuk është në gjendje të thotë se kur do të vijnë ato njohje. 23.08.2010 Mr. Qemajl Morina
Zvogëlo shkronjat Zmadho shkronjat

 

Qysh me rastin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës,  më 17 shkurt 2008, kemi llogaritur se njohjet e para do të vijnë nga bota arabe dhe islame, edhe pse thënë realisht në këtë drejtim është punuar shumë pak. Nga numri i përgjithshëm i 22 vendeve sa numëron Liga Arabe, me seli në Kajro, deri më tani,  Kosova është njohur nga 8 shtete, kurse nga numri i përgjithshëm i 57 shteteve  të Konferencës Islamike, Kosova është njohur vetëm  nga 9 shtete. Me këtë rast vlen të theksohet se të gjitha vendet e Ligës Arabe, në të njëjtën  kohë  janë anëtare të Organizatës së Konferencës Islamike.

 

Thënë realisht, ky numër  i njohjeve nga këto vende pas më shumë se dy viteve nga shpallja e pavarësisë së Kosovës mund të konsiderohet tejet i vogël, nga një bllok i vendeve me të cilat kemi shumë gjëra të përbashkëta, por deri më tani nuk di se është bërë ndonjë analizë nga institucionet kompetente për këtë gjendje. Ndër kohë që në media  ka pasur shkrime se në pyetje është propaganda e diplomacisë serbe, e cila ka shfrytëzuar periudhën e miqësisë së kohës së Titos dhe Lëvizjes së Vendeve të Painkuadrurara.

 

Në mesin e arsyetimeve të një numri të qeverive të atyre vendeve ka qenë problemet e brendshme me të cilat ballafaqohen ato, siç janë kërkesat e disa rajoneve për shkëputje nga qeveritë qendrore. Mirëpo, pas shpalljes së opinionit këshillëdhënës nga ana Gjyqit Ndërkombëtar të Drejtësisë në Hagë justifikimet e këtilla nuk kanë vend.

 

Diplomacia kosovare dhe institucionet tjera, sa i përket botës arabe dhe asaj islame kanë anashkaluar faktorin fetar, i cili është element tejet i fuqishëm që na bashkon me ato vende. Diplomacia  serbe ka shfrytëzuar këtë dobësi tonën, duke propaganduar në botën islame, se institucionet e Kosovës janë tejet  properëndimore e antisilame. Këtë e ka bërë nëpërmes përfaqësuesve të Bashkësisë Islame të Serbisë në Beograd si dhe kanaleve tjera.

 

Diplomacia kosovare dhe institucionet tjera, këtë gafë të vetin e kuptuan shumë vonë, për këtë tash e tutje ato duhet të punojnë edhe më tepër në këtë drejtim. Për botën arabe dhe atë islame, ekziston ajo që mund të quhet diplomaci e këmbimit të   urimeve me rastin e festave fetare, siç është fillimi i muajit të agjërimit dhe festat e bajrameve. Me këto raste, mbretërit, kryetarët, kryeministrat e kryeparlamentarët e vendeve islamike këmbejnë mesazhe urimi. Do të kishte qenë një hap tejet i qëlluar, sikur në fillim të Ramazanit mesazhe të këtilla urimi, presidenti i Kosovës, kryeministri apo kryeparlamentari t’u kishin dërguar së paku  atyre vendeve që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.  Do të ishte një hap tejet i qëlluar sikur një mesazh të tillë urimi, presidenti i Kosovës, Dr. Fatmir Sejdiu, një mesazh të tillë t’ia kishte dërguar sovranit saudit. Mbret  Abdullah bin Abdul Aziz, nën përkujdesjen e  të cili janë dy qytet e shenjta, Meka dhe Medina. Një akt i këtillë mund të  merret edhe me rastin  e Fiter Bajramit, vetëm disa ditë para shqyrtimit të rezolutës serbe për Kosovën në Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës së Kombeve  të Bashkuara në Nju Jork.

 

Opinionet e autorëve nuk paraqesin domosdoshmërisht edhe opinionin e redaksisë së portalit www.forumirinorislam.com

Shtoni në: Add to Facebook Facebook | Add to Windows Live Windows Live | Digg this story Digg | Add to Yahoo MyWeb Yahoo MyWeb        
Artikulli është lexuar 143 herë.
Komenti juaj  
Emri:


Emaili:


Mesazhi:




Komentet e vizitorëve  
 
Javascript DHTML Drop Down Menu Powered by dhtml-menu-builder.com
Design & programming by SDE