FRI
Ruaje All-llahun, All-llahu të ruan ty Hadith
Javascript DHTML Drop Down Menu Powered by dhtml-menu-builder.com

Çka mendoni për Burmali Xhaminë?


<shtator>
MaEnPrShDi
303112345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930123
45678910
2 - Sheual (10) - 1431
Takvimi
Imsaku 04:25
Sabahu 05:42
L. e diellit 06:11
Dreka 12:34
Ikindia 16:09
Akshami 19:00
Jacia 20:28

Takvimi vlen për qytetin e Shkupit
Audio Galeria
Kolumna Kombi apo feja, cila është më e rëndësishme?
Nëse vala e zhvillimeve shkencore të shekullit të kaluar me gjithë automatizimin e jetës që u arrit në këto dy dekadat e fundit ka shpallur Perëndimin Zoti të natyrës, për çka edhe po pretendon të jetë, nuk kanë arritur të reduktojnë problemet sociale të jetës sonë, atëherë, a nuk është e arësyeshme thirrja për ndihmë të diqkafit jashtë hemisferës njerëzore? Shkurt, a nuk është mëse e nevojshme të shqyrtojmë edhe një herë rolin e fesë se ndoshta do të mund të ndihmojë në promovimin e vlerave të cilat i humbëm me kohë? 04.09.2010 Dr. Mustafa Bajrami
Zvogëlo shkronjat Zmadho shkronjat

Çfarë po ndodh me fenë dhe cila është e vërtetë: dobësimi i fesë apo siç po shkruhet e thuhet kudo, përhapja e saj? Nëse është e vërtetë, a jemi duke humbur, nëse po çka jemi duke humbur, apo jemi duke fituar dhe nëse po, çka jemi duke fituar me dobësimin apo përhapjen e fesë?  Këto dhe shumë pyetje tjera janë me rëndësi, ndërsa shumë më e rëndësishme është shtjellimi i tyre; sa më drejtë dhe sa më shpejt!

 

Askush nuk dyshon në ate se Lindja ishte dhe mbeti djepi i religjioneve ndërsa jeta e popujve të atjeshëm ende pretendon të jetë e udhëhequr nga besimet religjioze. Sado që pajtohemi se Orienti është pjesa e botës ku religjioni zë vend të merituar, megjithate një ide e tillë është e paqëndrueshme; ne nuk duhet të përziejmë fenë me religjiozitetin ndaj diçkafit, apo orthodoksizmin e ngushtë me bestytënitë e që me gjuhën e shkencës quhet supersticion. Feja jo shpesh herë praktikohet si duhet. Njeriu zakonisht udhëhiqet nga një masë e caktuar e vetpërmbajtjeve të nxitura nga një instikt biologjik i cili kryesisht paraqitet si nxitje e një shpirti funkcional i mbështetur në një moralizëm pozitiv dhe i krijuar përgjatë një përvoje të gjatë të tradicionalizmit social. Nga ky këndvështrim duhet të shiqojmë edhe lëvizjet e këtyre viteve të fundit që bëhen pro dhe kontra fesë.


Në kuptimin e zakonshëm, besimi, ritualizimi dhe përvoja religjioze për njeriun mund të konsiderohen ushqimi i vetëm spiritual. Nuk është gabim nëse thuhet se energjia e civilizimit modern në një masë ndikoi në dobësimin e energjisë së besimit edhe tek njerëzit më religjioz; themelet e kërkesave dhe nevojave që njeriu i kishte më parë u lekundën, ndërsa kërkesat dhe nevojat e reja ende nuk po realizohen. Stresi dhe tendosja e jetës moderne u shtua edhe më tepër sidomos pas përhapjes së automatizmit, kohë në të cilën e kaluara po i nënshtrohet një provimi të rëndë. Nga ana tjeter raportet e vjetra shoqërore (tradicionalja) ose u shkatërruan ose janë në rrugë të një shkatërrimi rapid. Përgjatë një tendosje të tillë, lidhjet familjare gjithashtu po tendosën. Individët, individualisht po përqëndrohen para kopjuterëve më shumë se sa që dëshirojnë jetën kolektive. Aspektet fetare të cilat kishin lidhje të ngushta me jetën familjare gradualisht po dobësohen; civilizimi modern intesifikoi luftën për eksistencë ndërsa codi prevalent i tij " Everyone for himself  and devil take the hindmost" "(Secili për vetveten dhe djalli për të fundin) sa vie po bëhet më i fortë. Si rezultat i këtyre ndryshimeve, transformimet e jetës së njeriut për momentin nuk janë temë me të cilën do të mirremi në këtë artikull. Këtë mund ta shtjellojmë në ndonjë vend tjetër. Ky artikull më tepër mund të jetë tërheqës për ata që fesë i rrijnë karshi e sidomos për agnostikët dhe nacionalistët të cilët me vështirësi besojnë në fundamentet e fesë pikërisht për shkak të zhvillimeve të jashtme të cilat vazhdimisht avansohen nga politikat ditore dhe nevojat materiale të jetës. Paraja, po bëhet postulat i jetës së ardhshme, së paku kështu duket sot. Raporti i dijetarit me dijen po dobësohet, rrjedhimisht dituria po nëpërkëmbet nga dijetari. Shkenctari ka vlerë aq sa puna e tij shkencore sjell ndonjë të mirë materiale. Çdo gjë po shihet nëpërmes syrit të parasë. Bota po shkon në drejtim të gabuar. Bindja e intelektualit modern në para dhe nacionalizëm është duke marrë formë të çuditshme. Kur i thuhet atij se feja është e qmuar, ajo nuk duhet të shahet e as të nënqmohet sepse për nga brumi i saj ajo është e natyrshme, ndërsa e mbinatyrshme përnga prejardhja, reakcioni i parë i tij ka ton mosbesmi dhe neverie kunder fesë dhe atij që flet për fenë. Për te, natyra materiale është çdo gjë ndërsa mbinatyra i takon imagjinatës dhe bestytnive. Kur ai punon, nëse punon të kuptoj fenë edhe nëse jo rrënjësisht dhe drejt, gjithë ate që mund t’a vlerëson si të dobishme është aspekti moral i fesë, andaj edhe çmon ndonjërin nga prijësit fetar, ndoshta për shkak të rolit të tyre patriotik që bartën këta njerëz nëpër histori. Nëse në të kaluarën feja ka qenë mbështetje morale e masave, kjo mbështetje pse të mos vazhdon edhe sot?! Ne besojmë se feja ende ka potenciale të luaj një rol me rëndësi në rregullimin social të jetës sonë.

A thua paraja dhe politikat ditore si të vetme janë të afta dhe mbështetje e mjaftueshme për një jetë me më pak kokëqarje? Nëse vala e zhvillimeve shkencore të shekullit të kaluar me gjithë automatizimin e jetës që u arrit në këto dy dekadat e fundit ka shpallur Perëndimin Zoti të natyrës, për çka edhe po pretendon të jetë, nuk kanë arritur të reduktojnë problemet sociale të jetës sonë, atëherë, a nuk është e arësyeshme thirrja për ndihmë të diqkafit jashtë hemisferës njerëzore? Shkurt, a nuk është mëse e nevojshme të shqyrtojmë edhe një herë rolin e fesë se ndoshta do të mund të ndihmojë në promovimin e vlerave të cilat i humbëm me kohë?

 

Askush nuk dyshon në ate se sundimi i natyrës që u arrit viteve të fundit tejkalon edhe imagjinatat më të thella të dijetarëve më të mëdhenjë që jetuan në të kaluarën. Materialistët e mëhershëm besonin se  zhvillimet shkencore  do të zhdukin problemet tona. Ata ndoshta patën të drejtë! Industrializmi nuk e mashtroi njeriun, tekefundit atij i prezentoi një sërë të mirash materiale. Mirëpo, ata u mashtruan atëherë kur besuan se zhvillimet e tilla do të rregullojnë, menjanojnë e në fund edhe të fundosin përgjithëmon problemet morale e shpirtërore të cilat dita ditës po shtohen. Evropa Perëndimore po e sheh se qështjet e moralitetit dhe të shpirtit nuk janë aspak më të pavlefshme se ato nëpërmes të cilave ngopet instikti jonë biologjik. Jo vetëm dy luftërat botërore por sidomos luftat serbe mbi popujt e Ballkanit janë argumente të mjaftueshme të një çrregullimi shpirtëror, psiqik të raporteve mes asaj se cilit segment të jetës duhej t’i jipej prioriteti. Doktrinat nacionaliste serbe të cilat në fund të fundit justifikonin vehten si të drejtë e të cilave i paraprijnë filozofitë e çmendura të çubrilloviqëve, andriqëve dhe nxënësve të tyre me në krye me  “praktikantin” e këtyre doktrinave Sllobodan Millosheviq, Ballkanit e sidomos popullit shqiptar i shkaktuan dhimbjet më të mëdha që ndonjëherë i patëm në historinë e tyre. Në mungesë të një Niche-je  i cili në kohën e tij kishte pas hedhur teorinë e paraqitjes së Supernjeriut me qizme të gjata me maje, i cili do të shqelmonte vlerat antinjerëzore të këtyre doktrinave të qmendura, shqiptarët po i kthehen edhe më shumë Zotit dhe vetvetes. Kthimi kah besimi dhe luftat për atdhe, për gjithë shqiptarët mund të jetë përgjegjëja më adekuate ndaj nevojave jetike të së tashmes dhe ardhmërisë së tyre. Brohoritja nëpër shekuj e Shekspirit “të jeshë apo të mos jeshë”, tek shqiptarët po realizohet pikërisht në këtë kohë. T’i mbështetemi Zotit dhe vetvetes apo të mos ekzistojmë, të përpjekemi për trojet tona apo mos t’i kemi më.

 

Thirrjet e kahmotshme e sidomos e kohëve të fundit për ndërrimin e fesë dhe kthimin kah krishterizmi, janë përpjekje të errëta. Ato janë thirrje dhe përpjekje të vrazhgëta për shpirtin tonë. Çuditë fakti që thirrjet e tilla disa herë na vijnë nga penat dhe gojat e intelektualëve, historianëve dhe shkrimtarëve të njohur për të cilët kemi qenë në gjendje edhe poezi të thurrim. Ato, për fat të keq, janë damga të një moraliteti skllevërish. Ato janë dorëzim total para historisë. Si është e mundur që në vend se t’i rrekemi punës dhe të ndërtojmë vetveten dhe rrethin në përputhsmëri me kërkesat e kohës, por pa ndërruar lëkurën sa herë që dikujt i teket si i qmenduri pas kosit, këta njerëz, thjeshtë na thërrasin të ndërrojmë karakteret tona, të ndërrojmë kulturën tonë, traditën, të kaluarën, të tanishmen, të ndërrojmë gjakun dhe trurin tonë. Ata po thërrasin që ne të ndërrojmë historinë tonë. Nëpër histori, kjo thirrje popujve të ndyshëm shumë herë i ka kushtuar me gjak dhe vdekje të miliona njerëzve. Në këtë rast, edhe moraliteti i atij që u fryen këtyre gabzherëve, mund të jetë mbështetur tek një performancë e errët e cila Ballkanin dikur, por edhe Evropën një kohë të gjatë e mbuloi me terrin e luftave.

 

Sot, besimi në trojet shqiptare sulmohet nga shumëkush por edhe nga nacionalizmi, pikërisht për shkak të fitoreve të fesë. Edhe pse shekulli i 20-të konsiderohet shekulli i krijimit të kombeve që deri në një masë pranuan nacionalizmin si fe, prap se prap beteja e nacionalizmit kundër fesë dalëngadalë po humbet. Nevojat e njeriut të sotshëm tejkalojnë kufijtë e mundësive të nacionalizmit. Sot njeriu ka nevojë për ushqim shpirtëror më tepër se për çdo gjë tjetër, ushqim të cilin as për së afërmi nuk mund t’ia servojë nacionalizmi. Nëse shpirtit i flasim me gjuhën e nacionalizmit, çfarë t’i themi kur ai don to dojë dhe nuk don të urrej? Çfarë t’i thuhet anës shpirtërore të njeriut kur ajo është lodhur me thirrjet për urrejtje dhe lufta ndaj të tjerëve?


Kur po flasim për (dis)harmonitë mes nacionalizmit dhe fesë, tani është mëse e rëndësishme të parashtrojmë një pyetje: A thua a duhet t’i tejkalojmë apo anashkalojmë limitet e nacionales dhe nacionalizmit e që nga andej të dalim në rrafshet internacionale nga ku do të shiqojmë në kombet si diqka të panevojshme? Përgjegja jonë është negative. Asesi. Përpjekjet tona për emancipimin kombëtar duhet të intensifikohen, tek e fundit jemi në lojë me nacionalistët e kombeve tjera, porse syrin tonë ta përqëndrojmë atje ku qëndrojnë vlerat e përbashkëta njerëzore. Suksesi nuk është qështje e një dite apo jave. Aty duhet të analizohen edhe feja edhe nacionalizmi dhe që të dyja këto të filtrohen nga barbarizmat dhe tepricat në to. Pikësëpari, bërthama e fesë duhet ndarë nga besimi gjysmak spektral si dhe nga besimet pseudo-shkencore të cilat kanë inkorpuruar vetveten në organizmat më vital të fesë. Feja, tani e tutje duhet të ndërtohet dhe përqëndrohet mbi bazën e vet origjinale dhe të ndalet së interferuari me vetëm spjegimet e fakteve dhe fenomeneve të natyrës kinse ajo është diçka shkencore. Duhet pranuar, nacionalizmi në përgjithësi i cili u zhvillua përgjatë zhvillimeve historike të njeriut gjithashtu dha një kontribut të qmueshëm. Mos të harrojmë, edhe materializmi njerëzimit i dhuroi gjëra të bukura, sidomos duke ndihmuar në pastrimin e asaj kohe nga e kaluara e mbushur plot e përplotë me stërmadhime të panevojshme historike, religjioze e sociale. Përgjatë kohës sa ishte materializmi në skenë, sidomos në Evropë, shkenca pushoi të jetë prodhim dhe vegël e kishës dhe teologjisë.


Nacionalizmi ka një vështrim tepër të përkufizuar dhe defektiv mbi historinë. Përpjekjet e tërbuara të tij janë të orientura kah spjegimi i historisë vetëm si një aspekt i principeve të “të fortit” dhe “të timit”. I dobëti dhe ajo që nuk është e imja, tek studimet nacionaliste nuk kanë vlerën e as tretmanin që duhet ta kenë. Është e padrejtë të pretendohet se duhet të ekzistojë vetëm i forti apo se është e drejtë vetëm ajo që është e imja. Tek nacionalistët bota shkencore në realitet është një “matematikë e imja” ndërsa të gjitha proceset historike “të tjetrit”, nëse jo të asgjësohen, ato duhet të reduktohen në terma të inferioritetit. Hipotezat e tilla janë tejet të papërmbajtura, të ngushta për nga komprehensioni aq më tepër kontrare ndaj observimeve të ligjeve të jetës ku revoltat nacionale po përhapen më shumë se kurrë më parë. Në fund të fundit po shihet se humanja nuk mund të spjegohet nga bazat nacionaliste. U vërtetua gjithashtu se këto dy botëra i takojnë dy dimensioneve të kundërta mes vete. Kështu, si rezultat i gjithë kësaj, janë të paevitueshme plasaritjet dhe luftat mes popujve pikërisht mes “times” dhe “tëndes”, ndërsa unikati i pikëpamjes humane shkencore të lëkunden në themelet e saja.

 

Studimet intensive që po bëhen në shkencat sociale tregojnë se në botën e nacionalizmit njeriu nuk qmohet dhe nuk pranohet më tepër se një instrument nacional. Ideja nacionaliste e reduktoi njeriun në epifenomen, në një produkt të pa dobishëm për njerëzimin i cili dirigjohet vetëm nga ndjenjat nacionale ku aksionit për të mirën e përgjithsme i humbet forca e stimulimit. Shkencërisht, në nacionalizmin e verbër vetëdija e shëndoshë s’ka rëndësie e as domethënie për të dashur të tjerët. As feja pra nuk mund të spjegohet nga pikëpamja e nacionalizmit, aq më pak nga pikëpamja e nacionalizmit të verbër që është prezent në Ballkan. Thirrjet për kinse rehabilitimin e fesë nga këndvështrimet nacionaliste janë të dështuara aq sa janë të dështuara edhe thirrjet dhe kërcënimet e herëpasherëshme për ndërrimin e fesë apo largimin e Islamit nga trojet shqiptare. Logjika e cila po udhëhiqet nga një shpirt i tillë, në realitet i ka rrënjët tek shkollat sllave në të cilat u hulumtuan nuancat nëpërmes të cilave do të zhduknin populin shqiptar nga trojet e veta. Dëbimi i afër një milion shqiptarëve nga Toplica dhe gjetiu, në realitet ishte nisur pikërisht nëpërmes ndalimit të fesë, ndërrimit të saj dhe krishterizimit të kombit. Duke mos mund të durojnë këtë dhunë  satanike, shqiptarët u shpëngulen drejt Anadollit. Anipse shqiptarët atje dhanë një kontribut të pashoq për të ndërtuat dhe ngritur një ditë Turqinë në këtë pozitë ku është tani, ata hjekën të zinjtë e ullirit deri sa mbijetuan nga dhuna serbe. Ngjarjet e së kaluarës, pastaj shtypjet që po i bëhen këtij populli, pikërisht duke ndrydhur nuancën religjioze të shpirtit të tij, me kalimin e kohës e sidomos sot, në mendjen e njerëzve po gdhendet mendimi se feja nuk mund të mbetet spektatore pasive e as thjeshtë instrument nacionalist i botës së ngushte të kinse patriot-nacionalistëve. Dhe nga këtu nxjerret përgjegja se përse sot me të madhe rinia po i kthehet fesë në përgjithësi a Islamit në veçanti.

 

Dhe për fund, shqiptarët duhet ta kenë të qartë, sidomos ata që dijmë të vlerësojmë nevojën për fe dhe të qenurit e vet shqiptar. Të gjithë ne duhet ta dijmë se Zoti i Cili na krijoi, na mbron. Ai i Cili modifikon vlerat e moralit është i gjallë. Ai nuk vdes kurrë, prandaj Ai, sikur përherë edhe tani neve do të na ndihmojë. Me një kusht: Që Atë ta respektojmë, tek e fundit “Ai nuk ndryshon (për të mirë) gjendjen e asnjë populli, përderia ai popull nuk fillon që vetveten t’a ndryshojë”. (Kuran; 13:11).

Opinionet e autorëve nuk paraqesin domosdoshmërisht edhe opinionin e redaksisë së portalit www.forumirinorislam.com

Shtoni në: Add to Facebook Facebook | Add to Windows Live Windows Live | Digg this story Digg | Add to Yahoo MyWeb Yahoo MyWeb        
Artikulli është lexuar 180 herë.
Komenti juaj  
Emri:


Emaili:


Mesazhi:




Komentet e vizitorëve  
 
Javascript DHTML Drop Down Menu Powered by dhtml-menu-builder.com
Design & programming by SDE