Një fëmijë në Angli, i cili ka ardhur në jetë përmes një procesi lindjeje që zgjati vetëm 5 minuta, kur ishte 6 muajsh arriti të flasë dhe të ecë, ndërsa tani që është në moshën 1-vjeçare arrin të përdorë laptop-in, të marrë nën kontroll të plotë televizorin, si dhe të përdorë telefonin.
Heather Thorpe, nëna e tij 24-vjecare tregon se i biri aktualisht ka zhvillimin mendor të nje 2-vjecari dhe se ritmet e tij janë vërtet të kënaqshme.
“Jonathon është i zgjuar, i fortë dhe i shkathët. Nuk arrijmë ta besojmë progresin që bën ai ditë pas ditë. Më thërriti “mami”, kur ishte 6 muajsh dhe tani ka një fjalor shumë të pasur. Më duket se e gjitha kjo ka lidhje me mënyrën si erdhi në jetë. E gjithë procesi i lindjes nuk shkoi më shumë se 5 minuta dhe ishte aq i shpejtë dhe i lehtë”, tregon Heather.
Nëna e re thotë se djali i saj tashmë ka edhe një minipiano dhe duket shumë i apasionuar pas muzikës.Por ai ‘vdes’ të kërcejë edhe ‘gagnam style’ dhe të tundet dhe të shkundet mirë nën ritmet e kësaj muzike.
/ Top Channel
EDITOR
11 years ago
previous article
Rritet kërkesa për ushqim hallall në Korenë e Jugut
next article
Ndalohet atentatori jashtë zyrës së Erdogan
you might also like
KUVENDI RAPORTUES XVII
12 months ago
HALIL AVDULLI LIGJËROI NË SHKUP
12 months ago
“SIGURONI KIBLËN E JETËS”
1 year ago