Në Apple dhe në shitoren e aplikacioneve të Google-it, janë më shumë se 2 milionë aplikacione, por 10 prej tyre që përdoren më së shumti dominohen nga aplikacionet e gjigantit Google.
ComScore i ka radhitur dhjetë më të preferuarat që janë në dispozicion për t’i marrë pa pagesë. Sipas analizës së kësaj kompanie ne kalojmë 52 për qind më shumë kohë në aplikacione sesa në uebfaqe. Kjo përqindje tregon rritje nga viti i kaluar kur diferenca ishte 40 për qind.
Këto janë dhjetë aplikacionet më të përdorura sot:
Facebook
Rrjeti social që mban njerëzit në lidhje përmes fotografive, teksteve, statuseve dhe mundësisë së bashkëbisedimit, përdoret nga 115 milionë vetë në muaj.
Youtube
Aplikacioni i Youtube-s sjell videot më të reja direkt në telefonin tuaj që ka bërë të ketë 83.4 milionë përdorues mujor.
Google Play
Pas Youtubes vjen aplikacioni Google Play. Aty përdoruesit e telefonave me Android mund të marrin aplikacione të reja. Androidi përfshin 85 për qind të tregut të telefonave në botë ndërsa Google Play arrin 72 milionë përdorues në muaj.
Google Search
Hulumtuesi i kësaj kompanie Google Search është i përhershëm në telefonat me Android dhe përfshin rreth 70 milionë përdorues.
Pandora
Shërbimet e radios online, Pandora, ka 69 milionë dëgjues në muaj duke e bërë radio stacionin më të madh në botë.
Google Maps
Shumë njerëz në botë nuk ia dalin mbanë pa hartat që ofron Google. 64.5 milionë njerëz përdorin atë për të gjetur rrugën e tyre.
Gmail
Shumë telefona kanë të instaluar aplikacione për shërbimin e postës elektronike, por aplikacioni Gmail mbetet ndër më të preferuarit me rreth 60 milionë përdorues në muaj.
Instagram
Është aplikacioni më i njohur në botë për shpërndarjen e fotografive me rreth 60 milionë fotografi të ngarkuara qdo ditë. Instagrami arrin 46.6 milionë përdorues.
Apple Maps
Pas Google Mapsit, Apple ka shfaqur rivalin e saj, Apple Maps, për të cilin suksesi ishte i pashmangshëm. Apple Maps tani ka 42 milionë përdorues në muaj.
Yahoo Finance
Për të ditur më shumë rreth financave përdoret aplikacioni Yahoo Finance, që sivjet pati një ndryshim. Yahoo Finance ka 42 milionë përdorues për të përmbyllur listën e 10 aplikacioneve më të përdorura.
– See more at: http://shqipmedia.com/portal/10-aplikacionet-me-te-perdorura-sot/#sthash.X7cHZCNx.dpuf
EDITOR
10 years ago
previous article
Nobeli i Mjekësisë, O’Keefe dhe çifti Moser
next article
Shpërblimi i gruas shtatzënë në Islam
you might also like
FRI REALIZOI TAKIMIN E PARË ME BURSISTËT
6 days ago
17 NËNTORI, DITA NDËRKOMBËTARE E STUDENTËVE
6 days ago