Kristiano Ronaldo mposht sërish Leo Mesin. Pas klasifikimit në garën për “Topin e Artë”, portugezi renditet para argjentinasit edhe në listën e futbollistëve më të pasur të botës.
Renditja është përpiluar nga portali prestigjioz sportiv “Goal.com” duke marrë për bazë rrogat, shtesat, sponsorizimet, të drejtat e imazhit, investimet në pasuri të patundshme dhe aksionet e ndryshme të lojtarëve.
“CR7”-a ka mundur “konkurrencën” e rivalit blaugrana për vetëm 2 milionë euro, 148 kundër 146, kjo edhe falë kontratës së re deri në 2018-ën me Realin e Madridit.
Vendi i tretë për Samuel Etonë (85 milionë), mbi të gjitha falë parave të fituara vitin e shkuar në klubin rus Anzhi Makhaçkala.
Uejn Runi, i cili pak javë më parë rinovoi me Junajtidin për 365 mijë sterlina në javë, ndodhet në pozitën e katërt me 84 milionë euro, i ndjekur nga Kaká me 82.
Dhjetëshja e parë vijon me Nejmarin (80 milionë euro), Ronaldinjon (78), Ibrahimoviçin (69), Bufonin (63) dhe Henrin (57).
10 futbollistë më të pasur për 2014-ën:
1. Kristiano Ronaldo (148 milionë euro)
2. Lionel Mesi (146)
3. Samuel Eto (85)
4. Uejn Runi (84)
5. Kaká (82)
6. Nejmar (80)
7. Ronaldinjo (78)
8. Zllatan Ibrahimoviç (69)
9. Xhanluixhi Bufon (63)
10. Tierr Henri (57)
EDITOR
11 years ago
previous article
Afrikë Qendrore, spastrim etnik ndaj muslimanëve
you might also like
22 NËNTORI – DITA E ALFABETIT TË GJUHËS SHQIPE
14 hours ago
100 DITË DERI NË RAMAZAN!
14 hours ago