Gazeta angleze “The Guardian” ka publikuar 10 hapat e fshirjes së gjurmëve digjitale për ato të cilët shqetësohen për ruajtjen e privatësisë.
1. Zgjidhni opsionin ‘private’ tek pjesa e privatësisë në Facebook.
2. Hapni një nga një të gjitha fotot ku jeni etiketuar në Facebook dhe hiqni etiketat tek pjesa ‘opsionet”.
3. Fshini profilin tuaj në Google Blogger. Në këtë mënyrë do të zhduken të gjithë shkrimet dhe komentet tuaja.
4. Fshini edhe faqen Tumblr ose WordPress nëse keni një të tillë.
5. Shkruani emrin dhe mbiemrin tuaj në thonjëza tek motorët e kërkimit. Fshini komentet tuaja në forume. Ndërsa për sa i përket gazetave ato mund të refuzojnë të fshinë emrin tuaj nëse ai kalon tek shkrimet e tyre.
6. Kërkoni emrin tuaj në Google. Bëni kërkesë faqeve të cilat kanë publikuar foton tuaj ta heqin atë. Hiqni edhe fotot e dërguara në faqe si Flickr.
7. Bëni shpesh kërkime rreth emrit tuaj. Provoni të kontaktoni drejtorët e faqeve ku kalon emri juaj dhe kërkojini ta fshinë atë.
8. Mos harroni se gjërat e dërguara nga ju në Facebook, Blogger dhe WordPress mund të duken akoma në arkivin e internetit.
9. Megjithëse mund të fshini krejtësisht emrin tuaj nga interneti mos harroni se dikush mund t’ju gjejë përsëri nëpërmjet mesazheve të shokëve tuaj apo mesazheve ku flitet për ju.
10. Në vend të motorit kërkues Google, i cili ju vëzhgon, provoni ato që nuk ju vëzhgojnë.
/Start/
EDITOR
11 years ago
previous article
Kinë, ja ndërtesa më e madhe në botë (Video)
next article