Categories
Të tjera

10 kafshët më të shpejta në botë (Video)

Disa kafshë janë krijuar në mënyrë të përkryer për t’ia kaluar edhe një makine në shpejtësi.
Disa prej tyre fluturojnë në ajër, të tjerët duke notuar nëpër ujë dhe disa në tokë.
Shumica e kafshëve më të shpejtë janë zogjtë aq sa lista jonë e mëposhtme përfshin një përzgjedhje të shpejtë të të gjitha llojeve të ndryshme të kafshëve.
Më poshtë janë 10 prej kafshëve më të shpejta në botë.
Shtegtari “Falcon”

Shtegtari “Falcon” është zogu më i shpejtë, dhe në fakt gjallesa më e shpejtë në planet. Shpejtësia normale që mund të arrijë një skifter është 322 kilometra në orë. Për shkak të kësaj shpejtësie, zakonisht viktimat e tij nuk shpëtojnë, por edhe vetë ky shpend shumë herë dëmton sqepin gjatë përplasjes.
Bishtgjati “Swift”

Ky është shpendi më i shpejtë që në fluturim, me një shpejtësi të regjistruar 171 kilometra në orë.
Zogu “Fregate”

Zogu “Fregate” arrinë shpejtësinë 153 kilometra në orë. Ky shpend duke pasur hapjen e krahëve më të rëndë, në raport me peshën trupore se çdo lloji shpendi, është në gjendje të qëndrojë lart për më shumë se një javë.
 
Pata “Spur-Winged”

Pata me emrin “Spur – winged” është më e madhe në botë dhe  fluturon më 142 kilometra në orë.
“Peshku me vela”

“Peshku me vela” është peshku më i shpejtë në botë me 110 kilometra në orë.

Peshku “Marlin”


Peshku “Marlin” mund të notojë deri në  80 kilometra në orë, e ndjekur nga “Wahoo” me 78 kilometra në orë dhe “Ton” me 74 kilometra në orë.
Gatopard

Gatopard është kafsha me e shpejtë në botë në tokë, me një shpejtësi prej 113 kilometra në orë.
Antilopa “Pronghorn”

Antilopa “Pronghorn” është e dyta kafshë e tokës më e shpejtë me një sprint prej 98 kilometra në orë.
Antilopa afrikane

Antilopa afrikanë është e treta në botë për shpejtësinë në tokë dhe ka shpejtësinë e një luani.
Lepuri “Brown Hare”

Lepuri “Brown Hare” -së me këmbët e gjatë mbrapa, i mundësojnë atij që të arrijë shpejtësinë deri në 77 kilometra në orë, të njëjtën shpejtësi sa dhelpra e kuqe.
 

Exit mobile version