Zakoni “do ta bëjë” ose “do ta shtyj për më vonë” është zakon i dëmshëm për çdo njeri që është i ndikuar nga kjo. E sheh atë që vonohet në mësime apo në punë, deri edhe në takime me shoqëri dhe familjen e tij? Ky zakon është i shumë i keq. Kemi vendosur të ndalemi e t’i paraqesim disa këshilla që të largohemi nga ky zakon.
Ibrahim El-fekij
1. Mundohu që ta kujtosh herën e fundit shprehinë “do ta bëjë”, se si të nervozoi, e të dëmtoi, mundohu ta përsëritësh këtë zakon që të largohet nga gjuha jote.
2. Shkruaje në letër çdo gjë që kërkohet nga ti, për çdo ditë, e mos dështo e të thuash “do ta shkruaj nesër”. Ky veprim do të bëjë të shndërrohet çdo angazhim i rënd në punë të lehtë, dhe do të habitesh me kohën e gjatë që është në shërbimin tonë, e kundërta e asaj që thuhet “nuk kemi kohë”. Preferohet që në këtë hap të vendoset kohë e veçantë për çdo detyrë, gjithashtu preferohet vendosja e prioriteteve në realizim, duke kundërshtuar çdo përjashtim.
3. Mos u mundo të luash rolin e “supermenit” gjatë realizimit të punëve. Këtu për qëllim është që të mos punosh 5 gjëra në të njëjtën kohë, sepse kjo është lodhje e mendjes dhe trupit tënd në fund do të detyron të ikësh nga aktualiteti e të thuash: “do ta bëjë këtë nesër”.
4. Largoje atë që të bënë të vonohesh, e bëji atë pas gjërave të rëndësishme; p.sh. ka që thonë: “Do ta rendis dhomën/zyrën pas ndeshjes së futbollit”, e ka të tillë që thonë: “Do të shkoj të eci/vrapoj pasi t’i prej flokët”. Të gjitha këto vonesa janë të rrezikshme, ndoshta të zhytë ty në zakonin “do ta bëjë”, por lëviz e ndrysho gjërat, rregulloje dhomën tënde, e pastaj prezanto në ndeshje, sepse ajo nuk ikën nga koha e paraparë!
5. Nxite vetën tënde për morale të mira, si p.sh. nëse vendos ta shtyesh pastrimin dhe rregullimin e dhomës/zyrës tënde, foli vetës tënde për vlerën e pastërtisë, se si ajo është pjesë e besimit, sjellje njerëzore e cilivizuese, e mundohu ta kujtosh që ti patjetër duhet të fitosh mbi vetën tënde, që të jesh udhëheqës i vërtetë në jetë.
6. Shtoje gjithmonë mundimin tënd me të larguarit nga ky zakon, patjetër që do të dështosh shumë herë në fillim, por ngrihu e vazhdoje rrugën derisa të fitosh.
7. Shpërbleje vetën tënde, vendos shpërblim nëse i realizon 85% nga angazhimet “pa vonesa”, e nëse arrin të realizosh diçka, si shpërblim do të shkosh në një vend që e do, ose do të kalosh kohë të caktuar me hobi, apo ndonjë gjë tjetër… Mundohu të mos mashtrosh, respektoje vetën edhe nëse dështon, bëhu i sinqertë me vetën tënde, sepse gënjeshtra më e keqe është ajo ndaj vetvetes.
8. Në fillim të çdo muaji rishikoje sasinë e përmirësimit, duke bashkëvepruar me këtë zakon, patjetër duhet të vazhdohet ky rishikim deri sa të vdes zakoni “do ta bëjë”.
9. Nëse e vepron prapë me “do ta bëjë”, zbulo shkaqet e këtij veprimi.
10. Nëse ke shok të afërt, ose anëtarë të familjes, bëjë atë të të ndihmojë ta mbysësh “zvarritjen” përmes pjesëmarrjes së tij në orarin e obligimeve tua. Këtë gjë kanë bërë shumë njerëz dhe kanë pasur suksese të mahnitshme!
Përktheu dhe përshtati: Blerim Arifi
Categories