Për një ndeshje të madhe duhet një atmosferë e jashtëzakonshme.
Është e garantuar shitja e të gjitha biletave për sfidën ndaj Norvegjisë më 7 qershor, por kaq nuk mjafton për të ndihmuar kuqezinjtë drejt rrugës së suksesit që të gjithë dëshirojnë.
Veç dekorit të përgatitur nga “Tifozët Kuq e Zi apo edhe grupimet e tjera nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia, familja Nuri ka menduar ta bëjë këtë ndeshje të paharrueshme për të gjithë shqiptarët që do ta ndjekin nga shkallët e stadiumit.
10 mijë flamuj do të shpërndahen falas për të gjithë tifozët në tribunën kryesore dhe atë përkarshi, me synimin për të kontribuuar në organizimin sa më të mirë të spektaklit në shkallët e stadiumit. Flamujt pritet të mbërrijnë pak ditë para ndeshjes.
Pasi të futen në ambientet e brendshme të stadiumit, në momentin që do japin biletat tifozët do të marrin një flamur kuqezi për ta valëvitur përgjatë takimit.
/Start/