10 milionë kopje të Kur’anit të Shenjtë do të publikohet në bashkëpunim me Eid Bin Muhamed Al-Thani,  Shoqatën Bamirëse në Katar.
Sipas gazetës Al-Raja, shoqata ka specifikuar se ka dhënë një milion Rialë të Katarit për publikimin e kopjeve të Kur’anit.
Rreth 100,000 kopje të Kur’anit do të shpërndahen në Togo dhe Bregun e Fildishtë për të përmbushur nevojën e muslimanëve për  Librin Hyjnor në këto rajone.
Për më tepër, 25.000 kopje të xhuzit 29 dhe 30 të Kur’anit të Shenjtë do të shpërndahen nga Shoqata Bamirëse në mesin e muslimanëve të Togos dhe Bregut të Fildishtë.
Shoqata Bëmirëse,  Eid Bin Muhamed Al-Thani, është një organizatë bamirëse islamike me qendër në Katar. Organizata menaxhon, investon dhe shpërndan ndihma për Bajram nga Shejh Bin Muhamed Al-Thani dhe fonde të tjera për të mirën e popullit në nevojë në rajon.
Muslimanët në Togo përfaqësojnë midis 12 dhe 20% të popullsisë  dhe rreth 50-60% të popullsisë në Bregu i Fildishtë.
 
Përktheu nga anglishtja:
      Mexhid YVEJSI