Me shtimin e kërkesave dhe shitjeve on-line gjatë këtij fillimviti, duket se po shtohet dhe oreksi i të akuzuarve kibernetikë, të cilët përpiqen të vjedhin të dhënat e kartës suaj të kreditit. Ja dhjetë pikat kyçe, të cilat do t’ju ndihmojnë të bëni një blerje të sigurt on-line.
1. Në fillim kontrolloni kompjuterin tuaj: aktualizoni skanerin e internetit, sistemin operativ dhe programet e sigurisë. Këto aktualizime do t’ju mbrojnë nga programet e dëmshme dhe mashtruesit.
2. Zgjidhni faqe të njohura: bëni blerje në faqet të cilat japin informacion të hollësishëm, nuk krijojnë probleme në dorëzimin e produktit të blerë dhe të njohura si më të mirat.
3. Mos u besoni ofertave të pazakonta: nëse ofertat janë shumë të bukura sa për të qenë të vërteta atëherë ka mundësi të mos jenë të vërteta. P.sh një ulje e tepruar në një produkt të njohur, bëni mire të qëndroni sa më larg të jetë e mundur. Ne nuk themi se çdo firmë që bën ulje të mashtron por pyesni veten, si është e mundur gjithë kjo ulje.
4. Kërkoni trasfertë të sigurt: sigurohuni që faqja ku bëni blerjet të përdorë SSL. Kjo kuptohet në disa mënyra: në fillim të adresës web ju duhet të shihni “https” në vend të “http”. Krahas kësaj mund të gjendet simboli i çelësit. Duke përdorur SSL të dhënat e transmetuara ruhen ashtu siç ruhet numri i kartës së kreditit dhe nuk shihen nga persona të tretë. Nëse keni dyshim atëherë bëni disa kërkime për fjalët “false” apo “mashtrim” në “Google”. Në këtë mënyrë do të gjeni informacion edhe për të kaluarën e faqes.
5. Mos bëni blerje në pikat e hapura Wi-Fi: nëse dëshironi të blini diçka atëherë sigurohuni për sigurinë e lidhjes Wi-Fi. Kërkoni simbolin e çelësit në ikonën e lidhjes. Të dhënat e kartës suaj të kreditit mund të paraqiten shumë lehtë në lidhjet të tilla falas dhe kjo mundëson një vjedhje ndaj të cilës keni qëndruar gjithnjë larg. Nëse dëshironi të përdorni Wi-Fi jashtë shtëpisë analizoni VPN ose rrjete private si Private Tunnel.
6. Kujdes ndaj pyetjeve të tepërta: disa programe të dëmshme mund të shtojnë automatikisht një rresht në formularët që duhet të plotësoni. Nëse një faqe bën më shumë pyetje se ç’duhet si p.sh cili është mbiemri vajzëror i nënës suaj atëherë lëreni menjëherë blerjen.
7. Kontrolloni lëvizjet tuaja pas blerjes me kartë krediti: ju mund ta kuptoni nga ekstrat nëse ju kanë vjedhur. Kujdes ndaj harxhimeve të huaja për ju. P.sh nëse ju nuk keni qenë jashtë vendit me pushime por aty figuron se ju keni harxhuar në një qendër tregtare jashtë vendit atëherë duhet të lidheni menjëherë me bankën.
8. Siguroni të dhënat personale: qëndroni larg ndarjes me të tjerët në rrjete të internetit të dhënat tuaja personale. Kujdes dhe ndaj lidhjeve të krijuara në rrjetet sociale. Personat që zënë vend në platformat sociale në shumicën e rasteve nuk janë personat e deklaruar.
9. Mbroni telefonin tuaj nga kërcënimet e internetit: në një periudhë ku blerjet kanë arritur pikun mashtruesit presin rastin dhe momentin për t’u hedhur në sulm. Gjatë kësaj periudhe mbani në vend të sigurt celularin dhe të dhënat tuaja personale. Sigurohuni të përdorni një pin kod sigurie për telefonët celularë në mënyrë që të mbroheni në rast të vjedhjes, apo të instaloni në to një program që mundëson fshirjen e të dhënave nëse telefoni vidhet.
10. Kujdes në përdorimin e kodit: përdorni kode të ndryshme për çdo blerje online dhe ndryshojini ato vazhdimisht. Mos klikoni në linkun ‘ma kujto kodin’ nëpërmjet të cilit vjedhësi mund të arrijë në të dhënat tuaja personale në rast të humbjes apo vjedhjes së aparatit. /Start/