Specialistët mendojnë se rreziku i prekjes nga kanceri mund të parandalohet deri në masën 40 %.
Ja dhjetë rregulla të arta për t’u mbrojtur nga kanceri:
1. Të mos pish cigare: për 30 % të rasteve të vdekjeve nga kanceri dhe për 87% të rasteve të kancerit në mushkëri cigarja shihet si përgjegjësja kryesore. Krahas kësaj cigarja shkakton dhe kancerin e gojës, fytit, ezofagut, mushkërisë, stomakut, veshkave, fshikëzës së urinës.
2. Të mos konsumosh alkool ose të kufizosh sasinë e tij: alkooli njihet si një ndër shkaktarët kryesorë të kancerit të gojës, fytit, zorrës së trashë, pankreasit dhe kancerit të gjirit. Veçanërisht cigarja e konsumuar bashkë me alkool rrit rrezikun e kancerit.
3. Qëndrimi larg radiacionit: ekspozimi për një kohë të gjatë ndaj rrezeve Ultraviolet B mund të shkaktojë kancerin e lëkurës. Edhe qëndrimi për një kohë të gjatë në solarium rrit rrezikun e kancerit. Gjatë verës duhet pasur kujdes të mos ekspozohemi ndaj rrezeve të diellit në oraret 11:00 – 16:00 dhe të përdoren kremrat solarë.
4. Të mbrohesh nga infeksionet: një e pesta e rasteve me kancer në botë shkaktohet nga infeksionet kronike. Virusi `Human Papilloma` shkakton kancerin e qafës së mitrës ndërsa virusi B kancerin e mëlçisë. Krahas kësaj edhe tek të sëmurët me SIDA shihen më shumë lloje të kancerit.
5. Të ushqehesh në mënyrë të shëndetshme: të qëndrosh larg ushqimeve të dëmshme dhe të qëndrosh larg mënyrave të gatimit në temperaturë të lartë për një kohë shkurtër. Duhen konsumuar produkte ushqyese dhe të pihet të paktën 2-2,5 litra ujë në ditë.
Të mos konsumohen produkte të përpunuara të mishit si suxhuk, sallam, salçiçe dhe jo më shumë se 2-3 gr kripë në ditë.
6. Të bësh ushtrime: tek personat që bëjnë të paktën 30 minuta në ditë ushtrime shihen më pak raste të kancerit të gjirit, zorrëve, mitrës dhe prostatës.
7. Të ruash peshën ideale: mbipesha lidhet ngushtë me rastet e kanceri të gjirit, zorrës së trashë, mitrës, ezofagut, veshkës, pankreasit, prostatës dhe vezoreve. Bashkë me dobësimin minimizohet dhe rreziku i kancerit.
8. Të njohësh shenjat e para të kancerit: dobësimi i pashpjeguar, temperature, lodhja, dhimbjet, ndryshimet në lëkurë, ndryshimet në zakonet e urinimit dhe zorrëve, hemorragjitë anormale dhe të papritura, plagë të pashëruara, vështirësia në gëlltitje, problemet në tretjen e ushqimit e te tjera mund të jenë shenja të kancerit.
9. Të njohësh rrezikun e kancerit dhe të hysh në programet e analizimit të kancerit: edhe nëse personi nuk paraqet ndonjë nga shenjat e mësipërme pas një moshe të caktuar është e mira të bëhen disa analiza në mënyrë që të diagnostikohet sa më herët kanceri nëse personi rrezikohet nga një i tillë.
10. Të përballosh stresin: edhe stresi e nxit kancerin. Ushtrimet, meditimi, përdorimi i ilaçeve antidepresive, mbështetja sociale etj, janë metoda të rëndësishme për të përballuar stresin.
/Start/
Categories