Të jesh i organizuar nuk do të thotë të sistemosh rrëmujën e grumbullit të letrave në zyrë njëherë në kaq kohë, apo të pastrosh shtëpinë kur të jepet mundësia.
Kjo është gjë shumë e mirë, por njerëzit e organizuar janë të organizuar, sepse ata kanë zgjedhur që, jetën e organizuar ta kenë praktikë të përditshmërisë së tyre. Po, çdo ditë të jetës së tyre.
Këto janë dhjetë gjërat, që njerëzit e organizuar bëjnë çdo ditë. Dhe, për të gjithë ju që jeni të paorganizuar, ja nga duhet t’ia nisni:
1. Planifikoni gjërat e së nesërmes një natë më parë
Nëse ju nuk kujdeseni për të organizuar ditën tuaj, atëherë do të jetë ajo që do të kujdeset për ju. Edhe pse nuk është e nevojshme që ta planifikoni ditën me sekonda, mirë do të ishte që një natë më parë të keni një ide të përgjithshme, apo ndonjë plan të përafërt, se si do të rrjedhë dita juaj.
2. Mbani listën e “gjërave që duhen bërë”
Nuk është e rëndësishme se ku dhe si e mbani listën e gjërave për t’u bërë. E rëndësishme është, që ajo t’iu orientojë për gjënë që DUHET ta bëni. Rekomandohet që të mos mbani më shumë se një listë të tillë, pasi ekziston rreziku që të shpërqëndroheni. Vendi më i mirë është një bllok shënimesh, i cili nuk humbet lehtë.
3. Shpenzoni 30 minuta me adresën e emailit
Kjo është një marrëdhënie dashuri-urrejtje. Shumë prej nesh shpenzojnë afërsisht gjysmë orë me inbox-in tonë çdo ditë, duke iu përgjigjur atyre, apo duke pastruar postën elektronike në rastet kur ajo është e ngarkuar. Kjo kohë është e mjaftueshme për t’u fokusuar në qëllimin që keni.
4. Pastroni tryezat e punës nga grumbujt e letrave.
Një tryezë pune e rrëmujshme është një mendje e rrëmujshme. Në fund të fundit, edhe nëse nuk keni kohë të rendisni dosjet që keni sipër saj, bashkojini ato në një cep të tavolinës, në mënyrë që të nesërmen të keni pak hapësirë boshe.
5. Të keni një rutinë mëngjesi dhe një ritual mbrëmjeje
Këto rutina dhe ritualet mund të jenë shumë të thjeshta. Ajo e mëngjesit mund të jetë një lëng i freskët frutash dhe pak sport, ndërsa mbrëmja mund të përfshijë një dush dhe pak lexim në shtrat. Nëse programoni mëngjesin dhe darkën, pjesa tjetër e ditës do të jetë më e lehtë për t’u organizuar.
6. Shpenzoni 10 minuta për sistemim në fund të ditës
Në fund të ditës, nuk iu merr shumë kohë një 10-minutësh, që të pastroni rrëmujën e krijuar gjatë ditës. Mbani një kronometër dhe do t’a kuptoni se pas këtij minutazhi do të ndiheni më produktiv për të nesërmen dhe do të bëni gjumë më të rehatshëm.
7. Fusni rrobat në lavatriçe
Kjo është gjëja më e lehtë e botës, por shumë prej nesh, gjithsesi nuk e bëjnë. Mund t’iu duket një gjë e pavlerë, por duke futur rrobat në lavatriçe, ju keni krijuar hapësira të reja e të pastra dhe ambienti nuk do të duket sikur aty sapo ka rënë një cunam.
8. Mos lini kurrë pjata në lavaman
Të bësh këtë gjë çdo ditë, iu krijon idenë sikur keni bërë diçka shumë të vlefshme për të pastruar dhe organizuar hapësirën tuaj. Duke pastruar lavamanin nga enët e tepërta dhe të pista, do t’iu ndihmojë që të qetësoni edhe mendjen.
9. Ndani mendjen se kur do të drekoni!
Nëse nuk caktoni një orar për drekën, mbase dreka s’do të hahet kurrë. Programoni 30 minuta, ose mbase një orë, që të siguroheni se ju do të ushqeheni gjatë ditës.
10. Kontrolloni emailin tuaj!
Në botën dixhitale, në të cilën jetojmë, është e pamundur që mos të merrni të paktën një email gjatë ditës, në telefonin tuaj. Ju këtë gjë nuk mund ta evitoni, prandaj gjëja e vetme që mund të bëni, është që minimumi të hapni emalin. / Top Channel
Categories