SHBA është vendi më i njohura me kompanitë e teknologjisë së lartë më të suksesshme dhe inovative në botë, pavarësisht kësaj, ky vend nuk ka internetin më të shpejtë në internet në botë. Ajo madje nuk hyn as në 10 vendet e para.

Hong Kong ka internetin më të shpejtë në botë, i cili arrin në 63.6 megabajt për sekondë, më shumë se tre herë mesataren botërore prej 18.4 Mbps, sipas raportit të fundit nga Akamai Technologies.
Japonia mban vendin e dytë me një shpejtësi mesatare prej 50 Mbps, e ndjekur nga Rumania me 47.9 Mbps, Korea e Jugut me 44,8 Mbps dhe Letonia me 44,2 Mbps.
Raporti tremujor, i cili është i bazuar në informacionet nga janari deri në mars, rendit vendet në bazë të shpejtësisë mesatare, si dhe statistikat mbi lidhjet celulare dhe trafikun e sulmeve.
SHBA vjen në vendin e 11-të me 36,6 Mbps, dyfishin e mesatares globale, sipas raportit. Shpejtësia mesatare në SHBA është përmirësuar në mënyrë të qëndrueshme, duke u rritur me 11 për qind krahasuar me tremujorin e mëparshëm. /toplajmi/