Në botë ka stadiume që të lënë pa fjalë për shkak të kapacitetit dhe dizajnit të tyre spektakolar. Por ka edhe stadiume që të lënë pa fjalë për shkak të pamjes së tyre të pazakontë. Ja disa stadiume ku arkitektët kanë dështuar, duke i përshtatur stadiumet çuditshëm me mjedisin përreth.
1. “Osaka” në Japoni
Ish-stadiumi i ekipit të bejsbollit “Hawks Nankai”. Ka një kapacitet prej 31379 vendesh, dhe ndodhet në qendër të qytetit Osaka. Stadiumi u shit, dhe më pas u braktis, duke u kthyer në një tokë banimi për shtëpi private.
2. “Cocodrilos Sports Park” në Venezuelë
Është një kompleks multi-funksional. Aktualisht përdoret për ndeshje futbolli, mban 3 mijë spektatorë dhe shtrihet pranë një autostrade.
3. “Muncipial de Braga” në Portugali
Një ndër stadiumet më të shtrenjta dhe më të çuditshme në Portugali. Lëvizja e një shkëmbi aty pranë, bëri që kostoja e tij të shkonte në 122 milionë dollarë, dhjetë herë më shumë se sa stadiumet e reja që u ndërtuan për kampionatin evropian të futbollit në vitin 2004. Stadiumi është konsideruar shpesh si një ndër më origjinalët dhe më të bukurit në botë.
4. “Gospin Dolac” në Kroaci
Është ndërtuar në vitin 1989 dhe shërben si stadium për ekipin e futbollit NK Imotski. Stadiumi ka një kapacitet prej 4 mijë spektatorësh. Mjedisi përreth e bën të duket vërtet i veçantë.
5. “Janguito Malucelli” në Brazil
Është quajtur ndryshe Eko-Stadium, sepse në të nuk ka asnjë gjurmë betoni. Karriget janë vendosur mbi një kodrinë të blertë.
6. “Svangaskard” në Ishujt Fareoe
Janë një grup ishujsh që ndodhen midis Detit Norvegjez dhe Oqeanit të Atlantikut të Veriut, diku mes Skocisë dhe Islandës. Ekipi kombëtar i futbollit të Ishujve Fareo po luan me ekipe kombëtare evropiane në këtë fushë të vendosur pranë detit. Pranë saj është vendosur një anije, ku rri dikush që mbledhin topat pasi bien në det.
7. “Marina Bay” në Singapor
Është ndërtuar tërësisht me material çeliku, platformë lundruese 390 metra e gjatë dhe 270 metra e gjerë. Platforma mund të mbajë një peshë deri në 1070 ton, e barabartë me 30-ton automjete ushtarake. Stadiumi ka një kapacitet prej 30 mijë vendesh.
8. “Balchik Stadium” në Bullgari
Shërben si stadium i ekipit të Çernomorets Balçik. Stadiumi ka 6 mijë karrige, ndoshta nga më të dëmtuarat që kemi parë ndonjëherë.
9. “Alesund” në Norvegji
Stadiumi i skuadrës Alesund, është i çuditshëm pasi vendoset në tarracën e një kodre.
10. “Stadiumi i pjerrët” në Ukrahinë
Ky stadium “thyen” edhe rregullat e gravitetit, pasi ai është i vendosur mbi një kodër të pjerrët. Ndërkohë që ndodhet buzë rrugës, dhe nuk mund t’i shpëtojë syve të shoferëve kureshtarë.
/Start/
Categories