Në romanin e tij më të shitur “ Muzeu i pafajësisë”, autori turk Orhan Pamuk dhe fituesi i çmimit Nobel në vitin 2006, flet me elokuencë për rëndësinë e muzeve në shoqëri.
“ Me muzeun tim unë dua të mësoj jo vetëm popullin turk, por të gjithë njerëzit e botës që të krenohen me jetën që ata jetojnë”, shkruan Pamuk. “ Unë kam udhëtuar në shumë vende, dhe kam parë me sytë e mi: përderisa Perëndimi krenohet me veten, shumica e pjesës tjetër të botës jetojnë në turp. Por në qoftë se objektet që na sjellin turp janë shfaqur në një muze, ato shëndrrohen mënjëherë në pasuri me të cilën do të krenohemi.”
Fuqia e muzeve qëndron në aftësinë e tyre për të hedhur dritë mbi të arriturat që nuk janë kapur nga historitë e qytetërimit perëndimor. Në Uashington D.C. dy muze të ndryshme po e bëjnë këtë me ekspozita që janë përqendruar në ndikimin e harruar të Islamit.
Një ekspozitë e Shoqërisë Kombëtare Geografik zbulon se Shekujt e Errët nuk ishin edhe mjaft të errët siç përshkruhet në librat e historisë që na kanë bërë neve t’u besojmë.
“ 1001 Shpikjet: Epoka e Artë e Shoqërisë Muslimane”, tregon se periudha në mes Perandorisë Romake dhe Rilindjes ishte e mbushur me risi dhe ishte e ndriçuar në çdo fushë, mjekësi, matematikë, kartografi, astronomi, bujqësi, arkitekturë dhe në shumë fusha tjera.
Pra, pse kjo mungon në librat tanë të historisë? Si mund të anashkalohen këto kontribute?
Një arsye është se ky kapitull në historinë tonë të përbashkët të njeriut është i shkruar në një gjuhë tjetër – arabe.
“Një mijë vjet më pas këto shpikje kanë mbetur në harresë. Kjo ka nevojë për zgjidhje”, tha kryeredaktori i librit që shoqëron ekspozitën. “ Duke sjellë shembuj nga historia, ne mund të ndikojmë dhe të frymëzojmë të rinjtë sot.”
Muslimanët model
Këto modele përfshijnë Xhabir ibn Hajan, “babain e kimisë”, Al-Farabi, i cili shpiku një violinë para kësaj që është tash, Ebu Marëan ibn Zuhr(Avenzoar), një pioner i kirurgjisë ku më pas edhe të dy bijat e tij u bënë mjeke.
Ndërsa muzeu i Shoqërisë Kombëtare Geografik është një muze i themeluar në qendrën e qytetit turistik të Uashingtonit, përtej lumit të qytetit në lagjen Anakostia, një muzeu i ri më i vogël gjithashtu ndriçon disa histori të humbura – kontributet e muslimanëve në shoqërinë amerikane.
Muzeu i Amerikës Trashëgimia Islame, i cili hapi dyert e tij në prill të vitit 2011, tregon historinë e muslimanëve amerikanë që kanë qenë pjesë e këtij vendi që nga fillimi i tij – shpesh të fshehur nga opinioni.
Pamjet tregojnë kopje të shënimeve të hershme të Regjistrimit në SHBA me përdorime të shumta të emrit Muhamed, fotografi të varreve ku shihet i gdhendur gishti tregues, shihen gjithashtu varrime muslimane, shkrime të parakohshme në arabisht të sjella nga skllevërit afrikan.
“Njerëzit mendonin se ata ishin analfabetë,” tha themeluesi i muzeut dhe presidenti Amir Muhamed, duke treguar një faqe të shkrimit arab të shkruar nga nja skllav gjatë shekullit të kaluar. “ Ata vetëm flisnin një gjuhë tjetër.”
Përderisa kjo nxjerr në pah kontributin e disa muslimanëve amerikanë me influencë, të tillë si kreu i kombit Islam Malcolm X dhe boksieri Muhamed Ali, muzeu është më efektiv në përpjekjet e tij për të krijuar një hartë të ngritjes së xhamive dhe institucioneve islamike në Shtetet e Bashkuara- në mesin e tyre Hëna e Kuqe(1920), Shoqata Muslimane Studenti(1963) dhe të Shoqërisë Islame të Amerikës së Veriut(1982)- dhe në rivendosjen e identitetit të humbur të robërve musliman, duke i liruar ata nga turpi.
Vizitorët në muzeun e Muhamedit janë të befasuar shpesh nga rrënjët e thella të Islamit në Amerikë dhe shumë e përshkruajnë ekspozitën si sy – hapje. Por për muslimanët që vizitojnë këto ekspozita dhe të tjerët si ata, përvoja të tilla mund të jenë një burim i krenarisë.
Nga fundi i Ramazanit , Dr Musaret Anwar Sheikh, kryetare e Departamentit të Arsimit në Universitetin e Gruas Fatima Jinah në Ravalpindi, Pakistan, udhëtoi me nipin e saj për të vizituar familjen në Uashington. Kur u pyet se si ajo kishte kaluar kohën e saj, ajo ofroi listën e vendeve të zakonshme.
Pastaj fytyra e saj shndriti.
“E keni parë këtë ekspozitën e Shoqërisë Kombëtare Geografik? “- pyeti ajo .
“Nipi im ishte i habitur . Ai tha, unë jam një musliman, dhe unë kurrë nuk e kam ditur këtë më parë! Kjo është gjëja më e mirë që unë kam parë në Uashington. “/mesazhi/
admin
11 years ago
previous article
Në USHT u promovua libri i autores Jëlldëz Asani
you might also like
KUVENDI RAPORTUES XVII
11 months ago
HALIL AVDULLI LIGJËROI NË SHKUP
11 months ago
“SIGURONI KIBLËN E JETËS”
1 year ago