Categories
Lajme FRI

11-shi më i mirë në historinë e futbollit

Revista britanike “World Soccer” përmes një sondazhi me gazetarë, trajnerë dhe ish-futbollistë ka zgjedhur lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave për secilin pozicion.
Në mesin e 11-të lojtarëve më të votuar që luan aktualisht gjendet vetëm argjentinasi Lionel Mesi, ndërsa formacioni që është marrë për bazë është ai klasiku, 4-4-2.
Bekenbaueri ka marrë më shumë vota, 68, ndjekur nga Maradona  me 66 dhe Pele 63. Mesi ka marrë 46 vota dhe interesant është fakti që ylli portugez, Kristiano Ronaldo ka marrë vetëm 7 vota, duke mbetur jashtë këtij formacioni.
Formacioni i përzgjedhur:
Portier: Lev Jashin (BRSS).
Mbrojtës: Kafu (Brazil), Bobi Mur (Angli), Franc Bekenbauer (Gjermani), Paolo Maldini (Itali).
Mesfushorë: Krujf (Holandë), Alfredo di Stefano (Argjentinë), Zidan (Francë), Maradona (Argjentinë).
Sulmues: Pele (Brazil), Mesi (Argjentinë).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version