Rreth 110 mijë banorë të Republikës së Maqedonisë nuk kanë dokumente biometrike të identifikimit. Këto janë të dhënat e MPB-së nga raporti i fundit mbi pajisjen e këtyre dokumenteve personale.
Zëdhënësi i MPB-së, Ivo Kotevski deklaroi se është e drejtë dhe detyrë e çdo njeriu që të pajiset me dokumente biometrik të identifikimit, duke shtuar se edhe personat që nuk kanë fare dokumente biometrike, “janë të regjistruar në sistemin e MPB-së dhe assesi nuk do të kishin mundur t’iu ikin çfarëdo lloji të përgjegjësisë penalo juridike”.
“Nuk kemi bërë ndonjë hulumtim konkret lidhur me atë pse një pjesë e qytetarëve nuk kanë nxjerrë dokument biometrik. Një njeri i cili nuk dëshiron të pajiset me dokument biometrik, ne nuk mundemi me zor që ta shtyjmë të nxjerrë. Ne kemi të dhëna personale për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë.
Nuk do me thënë se ata që nuk janë pajisur me dokumente biometrike nuk kanë janë të identifikuar në MPB. Me vet faktin që kanë nxjerrë certifikatën amë të lindjes dhe asnjëherë nuk kanë pasur letërnjoftim, apo kanë letërnjoftim të vjetër jovalid, ne të gjithë i kemi të regjistruar në sistem. Nëse eventualisht ndokush e ndërron vendbanimin dhe nuk e paraqit atëherë të njëjtit do të zbulohen dhe do të pason kundërvajtja”, tha Ivo Kotevski, zëdhënës i MPB-së.
“Deri tash shumë herë kemi ndërmarrë fushata të ndryshme mediale, por edhe më tej do të vazhdojmë të ndërmarrim, duke i apeluar të gjithë qytetarët që nuk kanë paraqitur ndryshim të vendbanimit, të vijnë në sportelet e MPB-së dhe të ndryshojnë vendbanimin, apo ata të cilët nuk kanë fare dokumente biometrike, të mund të nxjerrin dokumentet e reja.
Për momentin nuk ka as rrëmujë as procedurë të gjatë, dhe as një problem në shërbimet juridike, gjithçka është praktike”, shtoi më tej Kotevski. Ndërkaq, eksperti Osman Kadriu sqaron se pa posedimin e këtij dokumenti biometrik qytetarëve i’ u kontestohen të drejtat dhe liritë themelore të njeriut që janë të garantuaraedhe me kushtetutën e Maqedonisë.
EDITOR
12 years ago
previous article
Ndryshimi mes televizorëve LCD, LED, Plasma dhe OLED
next article