Categories
Lajme FRI

112 vjeçarja Halide Memeti nga Luboteni, banorja më e moshuar e Maqedonisë

Me moshë 112 vjeçare, shqiptarja Halide Mehmeti nga fshati Luboten i Shkupit është banorja më e moshuar në Maqedoni, e ndoshta në krejt Ballkanin. Ajo të dielën ka festuar ditëlindjen e 112-të, kurse mendon se ende është në moshë 80 vjeçare.
Lokja Halide ka lindur në vitin 1902 në Luboten. Është pensionuar në moshën 79 vjeçare. Është nënë e 6 fëmijëve, 17 nipave dhe mbesave, 19 stërnipave dhe stërmbesave.
Ajo thotë se nuk e din recetën për jetëgjatësi, por thotë se nuk bën të teprohet ushqimi, sepse ka pasur edhe momente në jetë kur nuk ka ngrënë me ditë të tëra dhe prapë ka mbijetuar. Ushqimi të cilin e konsumon rregullisht çdo mëngjes tani është kosi me sheqer. Jetëgjatësinë si duket e kanë në gjen familjar, sepse edhe familjarët e sajë kanë jetuar gjatë.
“Motra e saj ka jetuar mbi 100 vite, kurse vëllai i saj në Turqi ka jetuar 110 vite”, kanë thënë për “Dnevnik” familjarët e saj.
 
Një televizion turk i ka kushtuar dokumentar të tërë lokes Halide, sepse në moshën 108 vjeçare ka qenë në haxh. Edhe pse në këtë moshë, ajo në Mekë ka udhëtuar 6-7 ditë me autobus, duke kaluar pa problem 5.000 kilometra.

Exit mobile version