Dërgimi salavat ndaj të Dërguarit Muhamedit a.s. është një mënyrë mjaft unike e dhikrit në afrimin tonë ndaj Allahut xh.sh. apo i vetmi shembull në tërë Kuranin, ku në këtë akt madhor përmendet Allahu, melaiket dhe besimtarët.
Paraprakisht besimtarët që vendosin të dërgojnë salavat mbi Muhammedin a.s. duhet të kenë ndërmend që janë shumë të privilegjuar se janë ummet i Tij a.s., dhe se kjo është dhurata më e madhe e Zotit për ta.
Dërgimi i salavateve sjell begati, mëshirë dhe falje nga Allahu. Ajo ndriçon Urën e Siratit, forcon zemrën dhe shton dashurinë për Pejgamberin a.s. Salavati është shkak për udhëzim, tërheq njeriun nga vetmia dhe siguron përmendje të mirë ndër njerëz.
Përmes salavateve, emri ynë i paraqitet Pejgamberit a.s. dhe është shenjë mirënjohjeje ndaj tij.
Mos e neglizho këtë bekim!
|Allahumme sal-li alâ Muhammed.|