Dihet që basketbolli është sporti i lojtarëve shtatlartë.
Por një 18-vjeçar bën përjashtim nga rregulli, ai është vetëm 1metër e 20 centimetra i gjatë dhe është një lojtar spektakolar.
Seth Kraft, dashuron basketbollin, por nuk është një lojtar zyrtar i skuadrës ku ka mbajtur rolin e menaxherit.
Ditëlindjen e tij, klubi vendosi t’i bëjë atij një dhuratë, ta aktivizojë në fushën e lojës.
Atë ditë ai zhvilloi një ndeshje brilante, duke i dhuruar ekipit një fitore të thellë që ngriti peshë tifozerinë e pranishme.
Ai befasoi spektatorët, të cilët shihnin një lojtar që edhe pse kishte gjysmën e shtatit të kundërshtarëve shënonte kosha të njëpasnjëshëm.
/Start/
Categories