Forumi Rinor Islam – Dega Kumanovë, në bashkëpunim me Shoqatën Edukative “Vllaznia”, realizoi edhe një aksion tjetër humanitar në kuadër të aktiviteteve të muajit të bekuar të Ramazanit, duke mbushur dhe shpërndarë 120 shporta ushqimore për familjet në nevojë.
Këto pako ushqimore u shpërndanë për familje në komunën e Kumanovës dhe të Likovës, me qëllim që t’u lehtësohet përditshmëria dhe të mund ta kalojnë muajin e bekuar të Ramazanit me më shumë dinjitet, qetësi dhe begati.
Ky aktivitet u realizua falë angazhimit të vullnetarëve dhe mbështetjes së njerëzve vullnetmirë, të cilët edhe një herë dëshmuan frymën e solidaritetit, humanizmit dhe përkujdesjes për njëri-tjetrin që e karakterizon muajin e Ramazanit.
Të gjithë ata që dëshirojnë të bëhen pjesë e kësaj nisme humanitare dhe të kontribuojnë në mbushjen e shportave të Ramazanit, mund ta bëjnë këtë përmes donacioneve online në linkun në bio.
Kumanovë, 8 mars 2026









