Categories
Lajme

14 vjeçari mysliman Ahmed Muhamed takohet me Obaman

Ahmed Mohamed, adoleshenti amerikan nga Texas, i cili ishte arrestuar pasi mësuesi ngatërroi orën e tij me bombë, u takua me Barak Obamën në Shtëpinë e Bardhë
14 vjeçari bisedoi me presidentin gjatë natës se Astronomëve, një ngjarje vjetore e shkencës dhe eksplorimit të hapësirës.
“Ne duhet të kultivojmë dhe të inkurajojmë ato shkendija kurioziteti dhe ti shndërrojmë ato në mundësi, e jo t’i shtypim,” i tha Obama audiencës, e cila përbëhej nga astronautë, shkencëtarë dhe studentë.
Mohamed, ishte ulur në rreshtin e tretë, dhe ishte në mesin e atyre që biseduan me presidentin, i cili pas fjalimit të tij i shtrëngoi dorën.
Edhe më parë i riu shprehu mirënjohjen për mbështetjen e Obamës pasi ai u prangos dhe arrestua me dyshimin se kishte sjellë një bombë në shkollën e mesme MacArthur në Irving, Texas. Ai u pezullua për tre ditë, edhe pse nuk ishte akuzuar.
Presidenti iu bashkua mbështetjes mbarëkombëtare për nxënësin mysliman, duke e ftuar që të vijë në Shtepine e Bardhe.
Duke folur para takimit të tij me presidentin, Mohamed u tha gazetarëve se mësimi në përvojën e tij ishte: “Mos gjykoni një person sipas mënyrës se si duket. Gjithmonë gjykojini ata sipas zemrës se tyre.”
Mohamed shpreson të studioj në Massachusetts Institute of Technology dhe të bëhet një inxhinier. /MESAZHI/

Exit mobile version