Në qoftë se mendoni se nuk mund të përfundoni punët tuaja produktive në një shfletues ose në një sistem të bazuar në një shfletues ueb atëherë me siguri nuk jeni në dijeni të aplikacioneve më të fundit të Chrome.
Dizajni i dyqanit on line Chrome Web Store nuk e lehtëson gjetjen e shpejtë të aplikacioneve më cilësore, pikërisht për këtë arsye kemi menduar që me anë të këtij artikulli të sugjerojmë listën e aplikacioneve më të vlefshme.
Gmail Offline
Gmail Off line i disponueshëm në Chrome Web Store është versioni aplikacion i postës elektronike Gmail. Përmirësimet e tij kanë qenë drastike që prej debutimit të tij në vitin 2011. Tashmë suporton Rich Text Format, dokumentet e bashkangjitur si dhe është e mundur që të shkarkohen mesazhet që prej javës së kaluar ose muajit të kaluar. Përdoruesit mund të preferojnë më tepër ndërfaqen e qartë dhe të këndshme të këtij aplikacioni.
Pixlr Editor
Pixlr Editor mund të mos jetë aplikacioni perfekt për profesionistët dhe fansat e Photoshop-it, megjithatë ofron mjetet bazë të nevojshme për editimin e fotove dhe realizimin e vizatimeve të thjeshta. Pavarësisht se Pixlr nuk funksionon totalisht off line, sapo ta hapni aplikacioni në shfletues mund të shfrytëzoni të gjitha funksionalitetet e tij edhe pa pasur lidhje interneti. Gjithashtu ekziston edhe një funksionalitet shtesë (extension) i instalueshëm në Chrome që quhet “Edit i n Pixlr” i cili lejon dërgimin e imazheve direkt në aplikacion thjesht duke klikuar mbi foton me të djathtën.
Tweet Deck
Në qoftë se Twitter duket shumë i ndërlikuar në përdorim atëherë Twwet Deck mund të jetë një aplikacion i adhurueshëm pasi lehtëson shumë monitorimin e profilit, përmendjeve dhe listave. Edhe në rast se jeni një përdorues i ri do të tërhiqeni shumë nga ky aplikacion për vetë mënyrën e thjeshtë të përditësimit automatik si dhe njoftimit kur dikush ju përmend në komente të ndryshme në Twitter.
Read Later Fast
Ky aplikacion shërben për ruajtjen e artikujve dhe i ofron përdoruesit mundësinë e leximit të tyre off line. E rëndësishme është që ruhet formati origjinal i faqes duke lehtësuar kështu leximin.
Google Calendar
Google Calendar është një prej aplikacioneve më të rëndësishëm pasi është e mundur që të shihni në të takimet ose eventet e planifikuara edhe kur jeni off line. Mjafton thjesht të klikoni tek butoni Settings dhe më pas “Off line”.
Imo
Imo është një aplikacion që kombinon shërbimet e ndryshme të mesazheve në një faqe të vetme të shfletuesit duke përfshirë këtu AIM, Facebook, Gchat, Skype dhe Yahoo. Edhe në qoftë se ju përdorni vetëm njërin prej shërbimeve të përmendura më sipër mund të preferoni përdorimin e IMO-s pasi ofron një ndërfaqe të qartë dhe suporton veçori të tilla si mesazhe audio dhe transferimet e skedarëve.
Reditr
Reditr ofron një mënyrë efiçente për të shfletuar faqen e parë të internetit të stiluar sipas dëshirës. Ju mund të ndani faqen në seksione të vogla dhe mund të lexoni tekstin e artikullit direkt nga aplikacioni ose mund të shihni fotot thjesht duke vendosur kursorin mbi artikull.
Google Keep
Shërbime të tilla si Catch ose Evernote ofrojnë opsione më të sofistikuara për mbajtjen e shënimeve, megjithatë karakteristika të tilla si shpejtësia dhe thjeshtësia e shndërrojnë Goole Keep një alternativë të dobishme. Aplikacioni hapet automatikisht në formën e një dritareje të vogël dhe përmasat e tij mund të ndryshohen. Të gjitha shënimet ruhen automatikisht dhe mund të aksesohen më pas off line.
WeVideo
WeVideo është një editor on line videosh që kombinon dhe pret videot ose fotot, shton audio dhe më pas ato janë gati për t’u publikuar në shërbime të tilla ueb si Google Drive dhe YouTube. Gjithashtu aplikacioni përfshin edhe disa efekte për t’i bërë ato më të këndshme vizualisht.
Zoho Docs
Paketa Office është i dizajnuar në mënyrë të ngjashme me paketën Office, sidomos Zoho Writer. Zoho Docs mund të preferohet për shkak të ndërfaqes së këndshme që ofron si dhe suportimin e disa lloje formatesh si p.sh .DOC dhe .ODT.
Write Space
Bukuria dhe thjeshtësia e aplikacionit Write Space bëjnë që të preferohet së tepërmi nga përdoruesit. Aplikacioni hapet sa përmasat e ekranit, është tepër praktik dhe ka një ndërfaqe shumë të rregullt. E vetmja gjë shtesë, por opsionale që shfaqet në fund të faqes është numri i fjalëve të shkruara. Shkrimi dhe ngjyrat e sfondit mund të editohen sipas dëshirës. Write Space funksionon edhe off line që do të thotë se është e mundur që të hapni aplikacionin sipas dëshirës. Ky aplikacion është perfekt për ato raste kur nuk mund t’i lejoni vetes asnjë shpërqendrim, por dëshironi të fokusoheni vetëm në hedhjen e mendimeve në atë faqe.
TwistedWave (beta)
TwistedWave është një audio regjistrues dhe editor që përfshin shumë mjete dhe efekte shtesë. Pavarësisht se aplikacioni nuk funksionon off line përdoruesi mund të importojë dhe eksportojë direkt në Google Drive dhe SoundCloud. Gjatësia e projektit është e limituar deri në 20 min.
CodeEnvy IDE
Ky aplikacion mundëson krijimin e faqeve ueb në formate të tilla si CSS, HTML, PHP dhe Python. Versioni pa pagesë ofron një numër të palimituar projektesh publike, ndërsa opsionet e sigurisë janë të disponueshme kundrejt një pagese të caktuar.
Scientific Calculator
Në qoftë se funksionet e makinës llogaritëse nuk janë të mjaftueshme, Scientific Calculator ofron të gjitha opsionet e avancuara. Aplikacioni funskionon off line dhe është e mundur që ta përdorni si dritare më vete të shkëputur nga shfletuesi.
Angry Birds
Të gjithë e njohim Angry Birds prandaj fjalët për ta përshkruar do të ishin të tepërta. E rëndësishme është që aplikacioni funksionon off line dhe mund të përdoret nga kushdo që ka nevojë për pak pushim. (PCWorld Albanian)
EDITOR
11 years ago
previous article
Kompleksi ortodoks, ndërtohet në pronën e myftinisë së Ohrit
next article
Njeriu për të cilin flet e tërë Bosnja!
you might also like
FRI REALIZOI TAKIMIN E PARË ME BURSISTËT
6 days ago
17 NËNTORI, DITA NDËRKOMBËTARE E STUDENTËVE
6 days ago