Categories
Lajme FRI

15 këshilla për ditën më të vlefshme të vitit, Ditën e Arafatit

1. Agjërimi i kësaj dite ( fshin mëkatet ( e vogla) të vitit të kaluar dhe vitit të ardhshëm )
2. Bjer herët në gjumë që të zgjohesh para sabahut për namaz të natës.
3. Falni namaz të natës ( dy ose me shumë reqate).
4. Bëni dua për veten, të afërmit sepse fundi i natës është momenti më i veqant për pranim.
5. Bëni dhikër dhe përgadituni të shkoni në xhami për namaz të sabahut.
6. Pas faljes së namazit të sabahut filloni me tekbire sipas porosive të Muhamedit a.s që këto tekbire të vazhdojnë deri në ditën e katër të bajramit në namaz të ikindis.
7.Bëje dhikrin e mëngjesit
8. Lexo Kuran, përmende Zotin në vendin ku ke fal sabahun
9. Fali dy rekate ose më shumë pas lindjes së diellit 45 minuta ( në ora 7 : 23 ) dhe me këtë e ke plotësuar shpërblimin e një Haxhi dhe një Umre të plotë.
10. Mundohu që ti falësh namazet me xhemat në xhami.
11. Përserit tekbiret kohë pas kohe.
12. Pas namazit te ikindisë mundohu që të jesh duke lexuar Kur’an, duke bërë lutje sepse duke perfunduar dita me e vlefshme e viti, SHFRYEZO ATE!
13. Bëje dhikrin e mbrëmjes .
14. Mos harro për tu lutur për vëllezërit dhe motrat e tua anë e kënd botës e sidomos për vendet e goditura nga lufta.
15. Përgaditu para iftarit dhe mos harro se agjëruesit nuk i refuzohet duaja.
Lus Allahun të jeni prej atyre që krenohet Allahu me ju para engjujve.
/Shaqir Kqiku/
mesazhi.com

Exit mobile version