Categories
Lajme

15 milionë € për diplomacinë e skandaleve

Përfaqësuesit diplomatikë të Kosovës jo vetëm dështuan që gjatë vitit 2013 t’ia përmirësojnë imazhin vendit në arenën ndërkombëtare, mirëpo disa diplomatë me veprimet e tyre e rrënuan edhe më shumë një imazh të tillë.
Misionet diplomatike të Kosovës po ashtu u shndërruan në “çerdhe” për punësimin e familjarëve dhe militantëve partiakë, duke e anashkaluar kështu dërgimin e personave më kompetentë në Ambasada.
Madje shumë prej diplomatëve kosovarë u dërguan në vendet e ndryshme të BE-së pa qenë në gjendje të komunikojnë në gjuhën angleze.
Për të gjitha misionet diplomatike të Kosovës, nga buxheti i Kosovës për çdo vit ndahen nga 15 milionë euro.
Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka deklaruar ditë më parë gjatë një interviste për gazetën “Zëri” se Republika e Kosovës në dy-tri vitet e fundit ka pasur përmirësim të imazhit në botë. (Zëri)

Exit mobile version