Me 135 mijë kuaj fuqi “Bloodhound SS” është i fuqishëm sa 180 Formula 1 të marra së bashku.
Përmes projektit “Bloodhound SS” një ekip britanik novatorësh të automobilizmit synonte konstruktimin e automobilit më të shpejtë në botë. Dhe synimi i tyre tashmë është realizuar të dhënat teknike të këtij automobili janë më shumë se mbresëlënëse: ishte planifikuar të kishte 80 mijë kuaj fuqi por në variantin e përfunduar ai ka plot 135 mijë kuaj fuqi. Kështu “Bloodhound SS” është i fuqishëm sa 180 makina të formulës 1 të marra së bashku.
Por ajo që e bën mahnitëse këtë makinë është shpejtësia e saj: konstruktorët e saj thonë se vetura me motor rakete do të “fluturojë” jo më pak se 1600 kilometra në orë. Dhe kjo do të ishte shpejtësi dukshëm më e madhe se ajo që zhvillon plumbi kur del nga gryka e revoles!