Cenzusi mund të mos arrihet në komunat ku ka vetëm një kandidat dhe të tilla janë dy ose tre komuna dhe në komunat që njihen si bastione të opozitës, megjithatë cenzusi mund të mos arrihet edhe në disa komuna të përziera, për shkak të uljes së jehonës së votuesve shqiptar.
Meqë me ndihmën e të gjitha partive politike është ulur në 33 për qind cenzusi për zgjedhjet lokale, edhe në këto zgjedhje të cilat bojkotohen nga opozita arritja e tij nuk është shumë e vështirë. Cenzusi mund të mos arrihet në komunat ku ka vetëm një kandidat dhe të tilla janë dy ose tre komuna dhe në komunat që njihen si bastione të opozitës, megjithatë cenzusi mund të mos arrihet edhe në disa komuna të përziera, për shkak të uljes së jehonës së votuesve shqiptar.
Analistët vlerësojnë se në zgjedhjet lokale të 24 marsit do të ketë ulje të ndjeshme të jehonës së votuesve.
Analisti Ramadan Ramadani thotë se propaganda e VMRO-DPMNE-së se bojkoti i opozitës shton numrin e këshilltarëve shqiptarë bëhet vetëm me qëllim që të rrisë cenzusin, pasi siç thotë ai, numri i këshilltarëve shqiptarë nuk ndryshon. “Meqë politika bëhet në nivel lokal, gjithçka do të bëhet rreth thirrjes së votuesve. Në njërën anë kemi paraqitje të bojkotit, d.m.th në ‘komunat maqedonase’ dhe politikën maqedonase, kurse nga ana tjetër në kampin shqiptar kemi mungesë të ofertave, pra te maqedonasit mungon konkurrenca, te shqiptarët mungon oferta. Në këtë situatë mendoj se cenzusi mund të rrezikohet njëjtë si tek shqiptarët, ashtu edhe tek maqedonasit”, thotë Ramadani për “Lajm”. Sipas tij, edhe nëse arrihet cenzusi, sërish do të reflektohet në legjitimitetin e atyre që do të zgjidhen, dhe kjo mandej do të reflektohet së pari në atë komunë e mandej edhe në qytet, pasi tjetër është kur bëhesh kryetar komune me 50 – 60 për qind të elektoratit dhe tjetër është kur bëhesh me 16, 5 për qind të elektoratit.
Ndërsa analisti Sefer Tahiri mendon se nuk do të ketë mos arritje të cenzusit në kuptimin juridik, por vlerëson se do të ketë ulje të cenzusit në kuptimin politik.
“Mendoj se nuk ekziston rrezik objektiv për mosarritjen e cenzusit në zgjedhje, pasi i njëjti qëllimisht është ulur nga partitë politike, të gjitha pa përjashtim. Nuk do të ketë rrezikim të cenzusit në kuptimin juridik, pra ligjor meqë kjo është e rregulluar me Kodin zgjedhor, i cili ishte fryt i konsensusit politik, por vlerësoj se do të ketë ulej të dukshme të cenzusit në kuptimin politik, rrjedhimisht të legjitimitetit, meqë krahasuar me zgjedhjet e kaluara pres të ketë ulje të daljes së votuesve shqiptarë, edhe pse politika duhet të gjejë forma dhe mënyra që të stimulojë daljen sa më masive në Struge dhe Kërçovë, ku rrezikohen kandidatët shqiptarë”, thotë për “Lajm” analisti Sefer Tahiri. Ai është i mendimit se në komunat tjera shqiptare, në të cilat fitorja e kandidatëve shqiptarë është e pakontestueshme dhe e pacenueshme, do të ketë ulje të jehonës së votuesve, që kryesisht ndërlidhet me apatinë politike në nivel kombëtar tek shqiptarët.
Tahiri thotë se edhe te komunat maqedonase gjithashtu nuk do të ketë rrezikim të cenzusit, pasi ai qëllimisht është i ultë. “Gjasat reale janë që ai të jetë në rrezik në Kumanovë, Ohër dhe Strumicë që njihen si bastione politikë të LSDM-së dhe opozitës maqedonase”, vlerëson analisti Tahiri.
Viteve të fundit është ulur ndjeshëm numri i votuesve në përgjithësi dhe i votuesve shqiptar në veçanti. Ndërkaq në këto zgjedhje pritet që të ulet edhe numri i votuesve maqedonas për shkak të bojkotit të opozitës.
Për të fituar një kryetar komune në rrethin e parë zgjedhor në votime duhet të kenë dalë për të votuar së paku një e treta e elektoratit dhe kandidati duhet të ketë fituar mbi 50 për qind të atyre votave. /lajm/
previous article
Pagesa me kartelë për nxjerrjen e dokumenteve
next article
Shtëpitë e futbollistëve (Foto)
you might also like
4 days ago
5 days ago