Categories
Të tjera

20 binjakë në një klasë!

Të njohësh 2 binjakë është shumë e vështirë t’i dallosh nga njëri-tjetri, jo më 20 të tillë.
Prandaj mësuesja kineze ka shumë të vështirë të njohë nxënësit e saj, sepse nga 22 nxënës në klasë, 20 prej tyre janë binjakë.
Mesuesja me emrin Ksu Fei, punon në një shkollë në qytetin Vuhan, ka thënë se ndonjëherë ka konfuzione për të dalluar nxënësit për shkak të ngjashmërisë së madhe me njëri-tjetrin dhe numrit të madh të binjakëve në klasë.
“Është shumë vështirë të dallohen, të gjithë kanë uniforma të njëjta. Është vështirë të di cilit i drejtohem kur shtroj pyetje apo kujt ia tërheq vërejtjen nëse ndonjëri flet në klasë”, ka deklaruar Ksu njoftojnë mediat nga Kina.
Por me kalimin e kohës mësuesja ka filluar të bëjë dallime minimale ndërmjet nxënësve.
Drejtoria e kësaj shkollë është shprehur se nuk bëhet fjalë për numrin anormal të binjakëve në rajon dhe se rastësia i ka bashkuar në një klasë.
/Start/

Exit mobile version