Categories
Të tjera

20 faktet që mund të mos i dini për kohën dhe orët

1. Koha është një iluzionDisa teori të reja të shkencëtarëve fizikanë rekomandojnë se koha lindi nga një realitet thelbësor dhe i pakohë.
2. Ja një arsye përse mund të jeni duke punuar deri vonë. Në SHBA, një udhëtar humb zakonisht 38 orë të një viti në trafik.
3. Nëse pyesni veten përse duhet ta çoni orën pak më përpara në mars, duhet të dini se “kursimi i kohës së ditës” filloi si një shaka e Benjamin Franklin. Ai propozoi që njerëzit të zgjohen më herët gjatë ditëve të verës, në mënyrë që ata të punonin më shumë gjatë ditës dhe të kursenin qirinj. Kjo ide u prezantua në Britaninë e Madhe në vitin 1917 dhe më pas u përhap në të gjithë botën.
4. Departamenti Amerikan i Energjisë ka vlerësuar se kërkesa për elektricitet zbret me 0.5 për qind gjatë kohës kur ora shkon përpara 60 minuta. Kjo përkthehet në afërsisht 3 milionë fuçi nafte të ruajtura.
5. Duke vëzhguar sesa shpejt shkëmbenin paratë bankierët, sa shpejt ecnin këmbësorët dhe sa shpejt flisnin punonjësit e postës, psikologët zbuluan se tre qytetet më të shpejta në SHBA ishin Bostoni, Bufalo dhe Nju Jorku.
6. Nga ana tjetër, sipas të njëjtit kërkim, tre qytetet më të ngadalta në Amerikën e Veriut ishin Shreveport, Sacramento dhe Los Anxhelos.
7. Një sekondë përcaktohej si 1/86,400 e gjatësisë së një dite. Megjithatë, rrotullimi i Tokës nuk është krejtësisht i besueshëm. Ndërthurja baticore mes Diellit dhe Hënës e ngadalëson planetin tonë dhe rrit gjatësinë e një dite me 3 milisekonda për çdo shekull.
8. Nga fakti i mësipërm mund të nxjerrim si përfundim se dita në kohën e dinozaurëve ishte e gjatë vetëm 23 orë.
9. Edhe moti e ndryshon ditën. Gjatë ngrohjes së oqeaneve prej ngjarjes së pagëzuar me emrin El Nino, erërat e forta mund të ngadalësojnë rrotullimin e Tokës me një milisekond çdo 24 orë.
10. Teknologjia moderne është më e mirë. Në vitin 1972, një rrjet orësh atomike në më shumë se 50 shekuj u bënë matëset zyrtare të kohës, aq të sakta saqë duheshin 31.7 milionë vite për të pasur pasaktësi një sekondë.
11. Për ta ruajtur këtë sinkronizim me rrotullimin e ngadaltë të Tokës, një kapërcim sekonde është i nevojshëm çdo disa vite.
12. Ora më e saktë në botë gjendet në Institutin Amerikan të Standardeve dhe Teknologjisë në Kolorado, që mat dridhjet e çdo atomi merkuri. Në një miliard vjet, kjo orë nuk do të ketë pasaktësi asnjë sekondë.
13. Deri në vitet 1800, çdo fshat kishte zonën e vet kohore, pasi orët sinkronizoheshin me mesditën diellore lokale.
14. Kjo shkaktonte anormali në nisjen dhe mbërritjen e trenave. Për pak kohë orët u prodhuan në mënyrë të tillë që të tregonin edhe kohën lokale edhe atë zyrtare të nisjes së trenave.
15. Më 18 nëntor të vitit 1883, kompanitë amerikane të hekurudhave detyruan miratimin kombëtar për standardizimin e zonave kohore.
16. Mendimi sesi disa hekurudha përdorin ora të ndryshme për të matur kohën në vende të ndryshme, mund ta ketë frymëzuar Ajnshtajnin për të zhvilluar teorinë e tij të relativitetit, që unifikon hapësirën me kohën.
17. Ajnshajni provoi se graviteti e bën kohën më të ngadaltë. Për këtë arsye, pasagjerët e aeroplanëve që fluturojnë drejt vendeve ku graviteti është më i dobët, plaken disa nanosekonda më shumë.
18. Sipas teorisë kuantike, çasti më i shkurtër i kohës që mund të jetë real është i njohur si kohaplanck ose ndryshe 0.0000000000000000000000000000000000000000001 sekondë.
19. Koha nuk ka ekzistuar gjithnjë. Shumë shkencëtarë besojnë se koha u krijua së bashku me pjesën tjetër të universit gjatë Big Bangut, 13.7 miliardë vjet më parë.
20. Mund të ekzistojë një fund i kohës. Tre shkencëtarë spanjollë mbrojnë tezën se zgjerimi në dukje i kozmosit mund të jetë një iluzion i kohës që po ngadalësohet. Sipas tyre, koha mund të ndalojë një ditë dhe gjithçka do të ngrijë në një pikë./shqip/

Exit mobile version