Cilët janë trajnerët më të mirë që vazhdojnë ende aktivitetin e tyre në futboll? “BleacherReport.com” është përpjekur të japë një përgjigje.
Ueb-faqja e njohur sportive amerikane ka bërë një klasifikim me 20 teknikët më të suksesshëm bazuar jo vetëm në sezonin e kaluar, por edhe në karrierën e tyre.
Në këtë renditje nuk bën pjesë Sër Aleks Fergusoni, i cili i dha fund epokës 27-vjeçare në krye të Mançester Junajtidit.
Ja klasifikimi i plotë:
20. Luçiano Spaleti (Zenit Shën Petërsburg)
19. Andre Vilas-Boas (Totenhem)
18. Marselo Bielsa (Atletik Bilbao)
17. Antonio Konte (Juventus)
16. Mirçea Luçesku (Shakhtar Donjetsk)
15. Fatih Terim (Gallatasarai)
14. Manuel Pelegrini (Mançester Siti)
13. Jurgen Klop (Borusia Dortmund)
12. Luiz Felipe Skolari (Brazil)
11. Gus Hidink (Anzhi Makhaçkala)
10. Arsen Venger (Arsenal)
9. Karlo Ançeloti (Paris Sën-Zhermen)
8. Rafael Benitez (Napoli)
7. Marçelo Lipi (Guangzhou Evergrande)
6. Luis van Gal (Holandë)
5. Otmar Hicfeld (Zvicër)
4. Pep Guardiola (Bajern Mynih)
3. Visente Del Boske (Spanjë)
2. Hoze Mourinjo (Çelsi)
1. Jup Hajnkes (I pensionuar)
Gjithashtu, “BleacherReport.com” bën edhe një listë me trajnerë që nuk përfshihen në klasifikimin “top 20”, por që meritojnë vlerësim. Këtu përfshihen:
– Roberto Mançini (pa ekip);
– Klaudio Ranieri (Monako);
– Masimiliano Alegri (Milan);
– Horge Hesus (Benfika);
– Lysien Favre (Borusia Mynshengladbah);
– Hoakim Lëv (Gjermani);
– Hoze Pekerman (Kolumbi);
– Oskar Tabarez (Uruguai);
– Çezare Prandeli (Itali);
– Valter Maxarri (Inter)
Ndërkaq, si “yje në ngritje” shihen:
– Vinçenco Montela (Fiorentina);
– Dejvid Mojes (Mançester Junajtid);
– Filip Montanier (Rene);
– Diego Simeone (Atletiko Madrid);
– Vitor Pereira (Al-Ahli);
– Frank de Bur (Ajaks);
– Nil Lenon (Sëlltik);
– Tito Vilanova (Barcelona)
EDITOR
11 years ago
previous article
Siri, G8-a kërkon konferencë urgjente për paqe
you might also like
FRI REALIZOI TAKIMIN E PARË ME BURSISTËT
6 days ago
17 NËNTORI, DITA NDËRKOMBËTARE E STUDENTËVE
6 days ago