Categories
Lajme FRI

Presidenti Ivanov do t'i presë në kabinetin e tij studentët nga USHT-ja me mesatare më të lartë

 Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov sot do t’i pranojë në takim studentët me sukses mesatar më të lartë të Fakultetit nga Shkencat Shoqërore pranë Universitetit Shtetëror të Tetovës.

Kjo është seria e gjashtë nga takimet e planifikuara të presidentit me studentët nga të gjitha universitet në Republikën e Maqedonisë.

Praktika e themeluar për takime të rregullat me studentët më të mirë nga të gjitha universitetet në vend bazohet mbi bindjen e presidentit Ivanov se përparimi i vazhdueshëm i cilësisë së arsimit ka rëndësi të jashtëzakonshme dhe për këtë qëllim është e nevojshme të merren parasysh mendimet dhe sugjerimet e studentëve, qytetarët e ardhshëm akademikë të Republikës së Maqedonisë prej të cilëve drejtpërdrejt varet ardhmëria dhe zhvillimi i shoqërisë dhe shtetit tonë.

Në këtë drejtim është edhe themelimi i Shkollës për liderë të rinj e cila çdo vit mbahet nën patronazhin e presidentit Ivanov, si dhe ndarjea e mirënjohjes “Shkencëtari i ri më i mirë”.  /mia/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Exit mobile version