DITA E FLAMURIT
28 nëntor 1912 – datë kjo e shënuar në kalendar,
Neve shqiptarëve na bën që të ndjehemi krenarë.
Është ditë e veçantë për popullin shqiptar,
Ndonëse u zgjuan nga gjumi për herë të parë.
Të gjithë armiqtë Perandorinë Osmane e kishin vërshuar,
Organizuan dhe përfunduan komplotin e planifikuar.
Rastësisht shqiptarët njëzëri nuk ishin bashkuar,
Idealin e pavarësimit të tyre për ta proklamuar.
Shpresa për Shqipërinë ende nuk kishte vdekur,
Po prinin burrat mendjendritur dhe zemërhekur,
Atyre përpjekjet për pavarësi nuk u shkuan kot,
Llafe kishin pak, ndërsa mund, djersë e vepra plot.
Ja, sot pas një shekulli me mall i përkujtojmë,
Arritjet e secilit prej tyre lart i vlerësojmë.
Erdhi çasti i pritur – flamuri në Vlorë ishte ngritur.
Pavarësia u shpall, por vetëm në të mirë të Shqipërisë,
Anët e viset tjera shqiptare iu lanë Serbisë dhe Greqisë,
Vallë ku mbeti fati i Kosovës, Sanxhakut dhe Çamërisë?
A nuk ishin katër vilajete shqiptare brenda Perandorisë?
Rastësisht nuk ndodhi Lufta e Parë Ballkanike dhe Botërore,
Ëndërrat e armiqve u realizuan dhe ata u zgjeruan prore,
Spastrimi etnik i shqiptarëve jashtë Shqipërisë filloi,
Ishte Naçertania serbe dhe Megaliidea greke e cila fitoi.
Sa pak mësuan shqiptarët nga këto mashtrime e pësime,
Është moment që të zgjohemi dhe të bëjmë përparime.
Besmir YVEJSI,
Prishtinë, Nëntor, 2013
admin
11 years ago
previous article
FRI organizoi tribunë
next article
Mursi do të pranojë përfaqësim ligjor
you might also like
FRI REALIZOI TAKIMIN E PARË ME BURSISTËT
6 days ago
17 NËNTORI, DITA NDËRKOMBËTARE E STUDENTËVE
6 days ago