Agjëroni 3 ditët e bardha të këtij muaji!
Milhan el-Kajsi -radijAllahu anhu- ka thënë:
“I dërguari i Allahut ﷺ na urdhëronte që të agjërojmë ditët e bardha; të trembëdhjetën, të katërmbëdhjetën dhe e pesëmbëdhjetën. Ai ﷺ tha: “Ato janë si një vit.”
Ato quhen ditët e bardha sepse netët e tyre ndriçohen nga hëna e plotë. Është thënë gjithashtu se arsyeja është se Allahu e fali Ademin në këtë ditë dhe ia pastroi librin e veprave.
Përfito nga këto 3 ditë të agjërimit dhe afroi më shumë shpërblimet në këtë periudhë ku ditët janë më të shkurtra.
Categories
3 DITËT E BARDHA – XHUMADEL-AHIR
