Pavarësisht se cili është shfletuesi juaj i preferuar (Chrome, Firefox apo Internet Explorer), ekzistojnë disa mënyra të thjeshta që mund të përmirësojnë eksperiencën tuaj në ueb dhe mund të thjeshtojnë jetën tuaj.
Pixlr http://pixlr.com/editor/ është një editor fototsh që do të plotësojë të gjitha nevojat tuaja duke filluar nga ndryshimet e thjeshta si prerja e tyre apo shtimi i tekstit dhe deri tek aplikimi i efekteve apo klonimi i pjesëve të caktuara të fotos. Këto funksionalitete do të eliminojnë nevojën e një softueri të kushtueshëm. Në qoftë se nuk keni aspak eksperiencë në editimin e fotove atëherë mund të drejtoheni në YouTube ku ka me mijëra video udhëzuese https://www.youtube.com/results?search_query=pixlr .
Silencer: https://chrome.google.com/webstore/detail/silencer/liddmepmaofgllnbdbepbcgfgclcelno?utm_campaign=en&utm_source=en-ha-na-us-sk-ext&utm_medium=ha. Nëpërmjet këtij funksionaliteti shtesë do të keni mundësi të shmangni disa fjalë të caktuara nga furnizuesi i lajmeve në Twitter ose Facebook. Në rast nuk keni dëshirë të shihni përditësime të tilla që lidhen me një serial të caktuar apo publikime të Instagramit, atëherë kjo shtojcë është e duhura për ju. Silencer funksionon vetëm për twitter.com dhe facebook.com që do të thotë se shmangia e temave të caktuara mund të realizohet edhe nëpërmjet përdorimit të pajisjeve mobile.
Pocket: https://chrome.google.com/webstore/detail/pocket/mjcnijlhddpbdemagnpefmlkjdagkogk?utm_campaign=en&utm_source=en-ha-na-us-sk-ext&utm_medium=ha. Kjo shtojcë shërben për të ruajtur artikuj që dëshironi t’i lexoni më vonë. Pocket mund të përdoret në pajisjet mobile dhe në ato desktop. (PCWorld Albanian)
EDITOR
11 years ago
previous article
AKEA: "Sjell një libër që ke lexuar, merr një libër që të pëlqen"
you might also like
FRI REALIZOI TAKIMIN E PARË ME BURSISTËT
7 days ago
17 NËNTORI, DITA NDËRKOMBËTARE E STUDENTËVE
7 days ago