Më shumë se 30 kanale televizive ndërkombëtare do të marrin pjesë në një fushatë të madhe ndërgjegjësimi për të edukuar muslimanët globalisht për rrezikun që po shkaktohet nga organizata terroriste e Shtetit Islamik që ka marrë hapësira të mëdha të tokës në Irak dhe Siri dhe vrau qindra njerëz të pafajshëm.
Dijetarët islamë nga Arabia Saudite, Evropa dhe vendet e tjera do të marrin pjesë në fushatën një-javore, e cila do të nisë në Riad më 18 shtator 1014, për të paralajmëruar publikun kundër ekstremizmit dhe i organizatave terroriste që i shtrembërojnë mësimet Islame.
Ministri i Kulturës dhe Informacionit, Abdul Aziz Khoxha tha se organizatat kriminale në Botën Arabe përbëjnë një kërcënim të madh për Islamin. “Ato janë armiku numër një i Islamit,” tha ai në një
Mesazh në Twitter.
“Synimi i pluralizmit në Botën Arabe do të thotë i synimi i Islamit. Duke mbrojtur pluralizmin, bazat e saj, do të thotë mbrojtje e Islamit, “tha ministri duke iu referuar militantëve dhe ekstremistë të tjerë.
Analisti politik, Badr Almotava, theksoi rëndësinë e fushatës televizive dhe tha se është e domosdoshme edukimi i të rinjve në lidhje me mësimet e moderuara të Islamit. “Fushata duhet të përdorët nga mediat sociale për të siguruar që mesazhi i saj të arrijë tek nj numër sa më i madh i njerëzve, duke përfshirë të rinjtë dhe femrat,” tha ai për Arab News.
Badr Almotava tha se përmbajtja e programeve televizive që  transmetohet gjatë fushatës duhet të paraqitet në mënyrë inovative për të tërhequr publikun. Ai shpreson se kanale të mëdha në Botën Arabe, duke përfshirë MBC, Al-Arabija dhe LBK do të bashkohen me fushatën.
Abdulrahman Al-Husseini, një person i mediave, tha se fushata ka  për qëllim të paralajmërojë publikun kundër organizatave terroriste që  dëmtojnë imazhin e Islamit dhe të muslimanëve. Basil Al-Abd, një tjetër gazetar, tha se pjesëmarrja e disa dijetarëve do të forcojë fushatën, duke shtuar se kjo do të përfshijë raportet e medias me theksim të veçantë veprimtarinë shkatërruese të Shtetit Islamik.
 
Burimi: Arab News