Mbrëmë dhe mëngjesin e sotëm janë regjistruar thuajse 30 tërmete të lehta në disa qytete të Maqedonisë. Epiqendra e tyre ka qenë në rajonin e Prespës dhe Manastirit, njofton Observatriumi Sizmologjik pranë fakultetit të Shkencoro-Matematikor në Shkup.
Tërmeti më i fortë i regjistruar ka qenë ai më 2 e 23 minuta, në Manastir, Resnjë dhe rrethinë, me intensitet prej 4 ballësh sipas Shkallës Evropiane Makrosizmike të vitit 1998.
Tërmet është dëgjuar edhe në rajonin e Pollogut dhe Dërvenit në orët e hershme të mëngjesit.
Categories